Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

892 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir ne levizje: takim ne Madrid me Perez per Morata.

Thohir ne levizje: takim ne Madrid me Perez per Morata.
Xhorxh Gellci

Do te jete nje Pashke shume intensive per Erick Thohir. Pervec gjysmefinaleve te Champions League qe do te luhen ne 22 dhe 23, ne daten 24 prill eshte parashikuar nje konference shtypi e perbashket mes Erick Thohir dhe Florentino Perez, per te prezantuar sfiden mes Real Madrid dhe Inter Krenarite e Vjetra (do te luajne lojtaret me te mire gjate viteve). Duke shfrytezuar faktin qe shume njerez te manjatit do te udhetojne ne Madrid, sipas Gazzetta dello Sport, do te jete rasti i duhur per te folur per objektivin zikalter: Alvaro Morata.

Vleresimi i talentit te Real Madrid eshte rreth 15 milion euro dhe Inter do te mungohet te kuptoje se si kjo tratative mund te behet e mundur, duke patur parasysh qe ashtu sic eshte e vertete qe Morata kerkon te shpertheje tek Reali, eshte po aq e vertete qe perdorimi i paket i tij rrezikon ta leje te vecuar, prandaj shume do te varet edhe nga deshira e lojtarit per te ndryshuar ambjent.

Inter, nga ana tjeter, e ndjek Moraten prej disa kohesh dhe ka hedhur nje hap fillestar qe ne janar. Bashkepunetoret e Thohir kane bere nje relacion mbi te, dhe klubi i di shume mire te mirat dhe difektet e 21 vjecarit, te cilit i skadon kontrata aktuale ne 2015 dhe qe e kane krahasuar me Fernando Morientes. “Nuk e perjashtoj nje veprim te Interit – ka thene agjenti i tij, Lopez – Nese Alvaro mund te shkoje ne Milano? Eshte e mundur.” Pikerisht ne janarin e shkuar, Inter dhe Juve kane treguar interes ndaj Morates, dhe zikalterit, me shume se bardhezinjte, kane qene te predispozuar te pranojne te ashtuquajturen, klauzole riblerjeje, te cilen e kerkon Real Madrid, per te patur te drejte ta ribleje lojtarin pas nje periudhe te caktuar ne rast se ai shkelqen.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags