Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

598 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir ne Milano, ja e verteta. Moratti driblon, por tratativa eshte e avancuar

Thohir ne Milano, ja e verteta. Moratti driblon, por tratativa eshte e avancuar
Xhorxh Gellci

Ka patur nje diskutim. Hapa perpara? Absolutisht jo, perkundrazi… Parashikohet nje tjeter takim? Jo.” I ftohte Massimo Moratti qe dje i eshte pergjigjur keshtu gazetareve jashte hotelit ku kishte ndodhur takimi me Erick Thohir. Megjithate, ardhja e Thohir ne Milano, dhe takimi me Morattin verteton gjendjen e avancuar te tratativave, duke pare qe ne loje nuk eshte me mundesia e hyrjes te aziatikeve ne klub, por detajet per te mbyllur marreveshjen. Nje e dhene objektive qe nuk mund te kaloje ne plan te dyte, pastaj dihet, gjithcka mund te ndodhe.

Por eshte e qarte qe fjaleve e Morattit nuk mund t’u besohet shume ne momente si keto. Presidenti i Interit kujton shume mire deshtimin pikerisht ne momentin e fundit (ishte bere dhe komunikata zyrtare) te tratatives me kinezet, dhe nuk ka ndermend te thote gje derisa gjithcka te jete e mbyllur me vertet. Si gjithmone, gjate tratativave ka lojra palesh dhe fraza sa ‘per te kaluar rradhen.’ Por e verteta, e perseritim, eshte qe Thohir ka arritur ne Milano dhe dicka eshte thjeshtesisht e kuptueshme: jemi ne fazat e nxehta.

Pasi jane bere verifikimet e duhura mbi garancite bankare te prezantuara nga indoneziani i pasur, argumenti baze tani eshte ai i percaktimit te roleve brenda asetit shoqeror. Moratti do te qendroje president? Cfare rol do te kete djali AngeloMario? Cfare do te behet me te gjithe vartesit e tjere te klubit? Te gjitha diskutime shume te rendesishme dhe te nevojshme. Eshte e dukshme qe ndonje shkurtim do te behet: ndoshta jo menjehere: por eshte e pamendueshme qe Thohir te mos fute ndonje njeri te besuar ne role kyce dhe jo vetem.

Nderkohe, sipas Gazzetta dello Sport, Thohir “eshte impenjuar te paguaje 346 milion euro me nje shtrirje per tre vjet per te marre 75,67% te kuotave zikalter. Pavaresisht frazave te thena nga presidenti, eshte e mundshme qe Thohir dhe Moratti te rishihen ne oret e ardhshme. Studiot legale do te vazhdojne te punojne per suksesin e marreveshjes. Qe ne kete pike, veshtire se do te mbyllet te diel. Rrrezikon te shtyhet, por jo me vone se 10 ditet e para te majit gusht.Nje tjeter konfirmim per gjendjen e avancuar te tratativave? Do te vije shtysa?

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.