Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

382 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: “Nje lojtar krahu i ri? Une them po. Pertnere te rinj per te patur kendveshtrime te ndryshme. Per Dzekon…”

Thohir: “Nje lojtar krahu i ri? Une them po. Pertnere te rinj per te patur kendveshtrime te ndryshme. Per Dzekon…”
Donald Elmazi

Erick Thohir flet per mikrofonat e gazetareve prezente ne prezantimin e sotem te partnerit me te ri zikalter.

Infront qe sot do te shperndaje pasionin e tifozeve interiste ne bote. Nje kenaqesi?

“Eshte bukur te kesh partnere qe besojne tek ty dhe ne projektin tend. Une dhe Moratti besojme se kemi partnere qe mund te na ndihmojne te rrisim fitimet per tu kthyer fitues dhe kompetitive me klubet e tjera te botes. Kemi nenshkruar akorde me shume partnere, si Nike dhe Infront, kemi akorde te reja ne Indi, Japoni dhe Kine, do te shkojme ne Sh.B.A. Eshte bukur te kesh kendveshtrime te ndryshme, qe mos jene vetem vizione te brendshme te Interit.”

Si mund te blihet nje lojtar pa shitur te tjere elemente te skuadres, duke pare qe keni folur per Fair Play?

“Eshte nevoja te rrisim fitimet, vazhdoj ta them ne te gjitha mediat qe jane ato te cilat permendin emra. Une do ti them kur ti zyrtarizoj. Ne kete moment eshte e rendesishme per ne te kuptojme kush do te qendroje dhe kush do te largohet. Mos flasim per kontratat, duhet te vleresojme lojtaret me te forte qe mund ta bejne kompetitive skuadren per sezonin e ardhshem. Ne te njejten kohe, po shtojme lojtare te rinj; ne janar kemi marre D’Ambrosion, duke patur vetem Jonathan dhe Nagatomon per korsite. Pyetja qe shtrohete eshte: kemi nevoje per nje tjeter lojtar krahu? Un them po. Kishim nevoje per elemente ne mbrojtje dhe morem Vidic. Per mesfushen do te shohim edhe ne sulm sepse eshte e rendesishme te krijojme nje skuader te ekuilibruar”.

Do takoheni me Zanettin per te diskutuar mbi te ardhmen?

“Takimet po vazhdojne qe prej dy muajsh, e kemi kuptuar kendveshtrimin e tij. Duhet te vendosim akoma, por me siguri do te jete pjese e menaxhimit. Ne ndeshjet e fundit ne te cilat kemi diskutuar, kemi nenvizuar rendesine e te shkuarit ne Europe”.

Dzeko eshte i mundur apo eshte nje enderr?

“Gjithcka eshte e mundur, por flas vetem per lojtaret qe nenshkruajme jo per ata te cilet enderrojme”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.