Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,295 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir? Njeri qe i mban premtimet: Kerkoi kohe dhe besim tek DC tani ata po fluturojne…

Thohir? Njeri qe i mban premtimet: Kerkoi kohe dhe besim tek DC tani ata po fluturojne…
Inter Club Staff

Erick Thohir eshte nje investues i sukseshem. Eshte ne boten e mediave dhe deshiron te jete edhe ne boten e sportit. Vitin e kaluar, kur indoneziani ishte ne tratative me Massimo Morattin per blerjen e 70% te klubit, shume ishe ironizuar mbi kapacitetin e Thohir per te drejtuar Interin.

Te gjithe mernin si shembull Dc United, klubin ne pronesi te Thohir e cila po bente nje sezon te denje per tragjedi vitin e kaluar: Ajo arriti e fundit ne klasifikim, edhe pse fituan US OPEN CUP.

Por Thohir, ne ate kohe ishte duke bere tratative edhe per ndertimin e stadiumit te ri, kerkoi nga tifozet durim dhe besim ne projektin e tij. Pikerisht kete gje i ka kerkuar edhe tifozeve te Interit ne momentin qe erdhi ne drejtimin zikalter.

E sic po thonim, keshtu ndodhi: Koha kaloi nga ana e Thohir dhe tashme rezultatet jane ne syte e te gjitheve: DC United po dominon kampionatin Amerikan, dhe ka hedhur kandidaturen per titullin.

Askush, natyrisht, as nuk e con ndermend te krahasoje MLS me Serie A ose te krahasoje veshtiresite ekonomike te Interit me situaten e DC United, duke pare se behet fjale per dy kampionate teresisht te ndryshem dhe rregulla teresisht te ndryshme. Por rezultatet e vitit te kaluar u perdoren nga disa per te prishur imazhin e Thohir por tashme te gjitha ato mund ti perplasen ne fytyre te gjitheve atyre qe folen keq per te.

Premtimet e tij, pertej oqeanit, duket se jane mbajtur te gjitha. Shpresa eshte qe e njejta gje te ndodhe edhe tek Interi. Dhe gjasat jane te larta qe kjo gje te ndodhe…

Klasifikimi ne US.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.