
Thohir nuk ka qene i vetem ne Milano. Detajet sipas Sky Sport
Sky Sport 24 ka folur per takimin qe ka ndodhur mes Morattit dhe Thohir ne Milano. Mund te thuhet me siguri se presidenti dhe pretendenti per te blere shumicen e aksioneve kane patur takimin e tyre te dyte, i cili do te behej vetem pasi studiot legale te kishin mbaruar punen e tyre, dhe gjithcka te shkonte drejt firmes. Gjithsesi, Erick Thohir nuk ka qene i vetem ne Milano, por eshte shoqeruar nga krahu i djathte historik Jason Levien, qe e shoqeron ne cdo inveshtim dhe eshte i destinuar te kete nje rol te rendesishem ne Keshillin Administrativ te Interit.
Sic ju kemi thene, nuk dihet asgje tjeter ne lidhje me takimin mes Thohir dhe bashkepunetorit dhe Massimo dhe Angelo Mario Morattit nga ana tjeter, pervec se ka ndodhur me siguri. Sic ju kemi thene edhe me pare, ne dalje Moratti ka folur vetem per “nje bisede te shkurter” duke shmangur gazetaret.
Priten te reja shume shpejt, por duket se Thohir eshte shume prane aksioneve zikalter. E vetmja gje qe nuk dihet me siguri, eshte sasia e aksioneve qe do te shiten ne fillim (40% ne fillim dhe rritje graduale deri 75% apo 75% qe ne momentin e pare).