Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,836 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: “Objektivi UEFA Champions League 2016, Calciopoli eshte e kaluara. Mou? Ju them qe…”

Thohir: “Objektivi UEFA Champions League 2016, Calciopoli eshte e kaluara. Mou? Ju them qe…”
Ardis
  • On 19/11/2013, 15:51

Erick Thohir  ka hyre perfundimisht ne “boten” Inter. Dje, ne nje ekskluzive per Mediaset, presidenti i ri ka folur gjate transmetimit te “Tiki Taka-il calcio e il nostro gioco”, ne emisionin qe drejtohet nga Pierluigi Pardo. Me tej po japim intervisten e indonezianit ne shqip nga inter.al:

Eshte nje nder qe te ju kemi mysafir, mirembrema president Thohir. Emocioni me i madh deri ne keto momente?
“E gjitha kjo eshte nje enderr e realizuar, shume i entuziasmuar por ne te njejten kohe duhet te kontrollojme entuziasmin nuk kemi bere akoma asgje”.

Keni nje femije tifoz me Juventusin, eshte e vertete?
“Po, eshte e vertete. Njeri nga ata eshte tifoz me Juventusin, por ne pak kohe do te behet interist (qesh)”

Valentino Rossi (nje video-mesazh per presidentin): “Do te me pelqente qe ta takoja dhe te kuptoja se cili eshte programi per te ardhmen. Shpresoj te blerjen e Messit, por edhe e Cristiano Ronaldos do te me pelqente (qesh)”

Bellinazzo (Il Sole 24 ore) nderhyn“Messi kushton shume, jam kurioz te di cilat do te jene strategjite tuaja, z. Thohir”

Messi eshte i paarritshem?
“Do ta doja shume tek Interi, por tashme ne duhet te krijojme nje sistem. Duhet te mblidhemi per te programuar te ardhmen e shoqerise. Champions League 2016 do te jete ne Milano, dhe kjo do te jete objektivi, sebashku me te tjeret, por mendoj se mund ti realizojme te gjitha, duke i bere te gjithe te lumtur”

Bellinazzo (gazetar) vazhdon: “Humbjet e koheve te fundit ishin te paqendruseshme. Eshte e nevojshme te rinovohet, duke filluar qe nga stadiumi”

Stadiumi do te jete nje prioritet?
“Do te punojme qe te rrisim fitimet, ekziston nje potencial i mire per tja dale mbane. Fitimi qe do te vijne nga Azia dhe SHBA. Mbas ketij hapi, do te perqendrohemi ne kostot e shoqerise. Sektori i te rinjve do te jete thelbesor, akademia jone ka me shume se 272 lojtare qe luajne ne ekipe te tjera. Stadiumi, per momentin, eshte nje diskutim i parakohshem, por objektivi do te mbetet. tashme duhet te kuptojme akoma nese do te vazhdojme ne San Siro ose jo. Merkato? Sigurisht, jemi duke folur, duke pare qe edhe janari eshte afer, por nuk ngutemi”

Angelli dhe batuta “Jakartone”. Jeni takuar?
“E kam takuar Andrean 2 vite me pare dhe derime sot nuk kam degjuar per ‘Skudeto prej Kartoni’, kjo nuk mund te ekzistoje”

Mbasi ka pare nje video qe permban mesazhe te tifozeve te shumte, qe jane marre ne qendren e Milanos, indoneziani vazhdon: “Tifozet kerkojne shume? Eshte ambicja ime, jam dakord me ta: te fitojme dhe te luajme nje loje te mrekullueshme. Por e gjitha kjo mund te realizohet vetem me nje shoqeri te shendetshme. Massimo Moratti eshte i pazevendesueshem, dua te vazhdoj aty ku e ka lene ai (nga themelet e tij)”

Labbate (Corriere della Sera): “Keni treguar se e njihni historine e Interit. E njihni Calciopolin? Me kete rast, do e kishit pranuar Skudeton e marre ne tavoline?”
“(qesh) E kaluara mbetet e kaluar. Serie A ne vitet ’80 ishte e famshme dhe e rendesishme, me shume se 2.5 miliarde persona ne Azi dhe SHBA duhet te njohin futbollin italian, sepse futbolli juaj eshte nje potencial i madh, dhe duhet te krijojme nje merkato edhe jashte Europes. Serie A duhet te behet nje ligat me te rendesishme ne bote”

Keni mesuar ndonje fraze tjeter ne italisht, qe te karikoje tifozet zikalter?
“E njoh shume pak italishten, por dua ta mesoj pa u ngutur. Kam shume respekt per kulturen italiane, keshtu qe dua ta mesoj sa me shpejt”

Mourinho cfare tipi eshte? Ai eshte para se te gjithash nje interist, Special One eshte me te vertete special sipas jush?
“Do kisha shume deshire qe te kisha qene pjese e triumfeve te fundit, dhe do te punojme per kete. Mourinho e kam njohur, kemi ngrene darke sebashku dhe e konsideroj ate si nje prej trajnereve me te mire ne bote”

Cfare ju ka bere qe te bini ne dashuri me futbollin italian?
“Isha i ri dhe ne vitet ’80 Serie A ishte shume e famshme. Shume prej miqve te mi simptizonin klube te tjera, une zgjodha Interin”.

Jeni i emocionuar qe keni takuar Mazzarrin, Morattin, Zanettin? Si ka qene impakti me Pinetina-n?
“Nje vend legjendar, qe kane kaluar figura te medha. Moratti eshte nje legjende, ashtu si kapiten Zanetti: shume pak te rinj, kane profesionalitetin e tij. Do doja qe shume prej djemteve te ndiqnin hapat e tij. Mazzarrin e respektoj shume dhe dua qe te punoj shume me te, duke sjelle shume talente te rinj ne klub”

Ne te gjithe Italine duan te dine sesa ke lene bakshish ne Inter Store. Mund te na e zbulosh kete sekret te vogel?
“(qesh) Doja qe te blija dicka per tim bir qe eshte juventin, per ta bere interist. Me pas une jam impenjuar ne biznes, dhe doja qe te tregoja pikerisht kete. Duke blere gadget, doja te tregoja mbeshtetjen time ndaj stafit dhe tifozeve, qe jane themelore per klubin. Klub qe, e perseris, duhet te kete fitime. Une dua te bej pjese ne te gjithe kete”

Mbasi degjoi nje video mesazh te ish sulmuesit Nicola Ventola, manjati pergjigjet: “Nicola me ka thene ‘do te shihemi’ ne gjuhen indoneziane. Ai ka qene nje djalosh premtues i shoqerise, gjynah per demtimet qe e kane frenuar”

Ne Indonezi e vendosni pemen e Krishtlindjeve?
“Sigurisht, per me teper ne i respektojme besimet e tjera, qe jane te shumta”

President, ne ju falenderojme. Ju presim dhe ju urojme me te miren, ne emer te futbollit italian.
“Faleminderit juve (edhe ne gjuhen indoneziane)”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags