Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

689 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: “Penalltite? Nuk di nese duhet te qesh apo te qaj. Ne qershor do te vleresojme te gjithe. Ne mbledhjen e keshillit kemi folur per…”

Thohir: “Penalltite? Nuk di nese duhet te qesh apo te qaj. Ne qershor do te vleresojme te gjithe. Ne mbledhjen e keshillit kemi folur per…”
Ardi Deda

Ne perfundim te mbledhjes se keshillit te administrimit te Interit, presidenti Erick Thohir ka folur per gazetaret:

Mund te na shpjegoni vendimet e marra nga keshilli?

“Eshte bere miratimi semestral i licensave Uefa. Kemi diskutuar per mundesite per te pasur marreveshje te reja me partner te rinj. Mund te pyesni Marco Fassone, kemi bere te njejta gjera nje muaj me pare, ishte nevoja edhe per te pergatitur dokumente financiare per ti dorezuar Uefa-s”.

Si ka shkuar dje takimi me Mazzarrin?

Kemi diskutuar per planet per sezonin e ardhshem, eshte shume i rendesishem fakti qe kemi diskutuar per keto gjera, eshte e rendesishme qe une dhe trajneri kemi te njejtin vizion. Ka qene nje diskutim shume i frytshem. Eshte shume e rendesishme te pergatitim sezonin e ardhshem. Nuk duam te humbasim perqendrimin ne tete ndeshjet e ardhshme por edhe sezoni i ardhshem eshte shume i rendesishem, duhet te pergatitemi per te ngritur skuadren, per te shqyrtuar organiken. Por cdo vendim do te merret ne perfundim te sezonit sepse duam te analizojme cdo lojtar. Duhet te marrim ne konsiderate paraqitjet e te gjithe lojtareve”.

Si e komentoni mungesen e dhenies se penalltive per Interin?

“Nuk di nese duhet te qesh apo te qaj. Jemi ne kete situate dhe duhet te perballojme realitetin”.

Me Mazzarrin keni folur dhe per rinovimin?

“Kemi diskutuar ne plan te pare per sezonin e ardhshem. Pas perfundimit te sezonit, do te ulemi ne tavoline bashke me Mazzarrin dhe ceshtja me e rendesishme eshte vleresimi i te gjithe organikes se skuadres”.

Ju ka konfirmuar qe kerkon nje sulmues?

“Per nje trajner eshte nje gje e mire te kerkoje qe shoqeria te gjej nje lojtar ne nje rol apo ne nje tjeter. Ne fund te sezonit do te shohim gjithcka por duhet te perqendrohemi ne tete ndeshjet e fundit”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.