Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,462 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir per SKY: “Askush si Zanetti! Guarin-Icardi…”

Thohir per SKY: “Askush si Zanetti! Guarin-Icardi…”
Bujar Berishaj

Erick Thohir ka dhene nje interviste te shkurter per Sky gjate ceremonise per premieren e filimit te Javier Zanettit ku ka prekur disa tema ne vecanti, nga reflektimi mbi Zanettin, tek rritje e Guarin dhe tek puna e Mancios, deri tani vendimtare per permiresimin e Interit te tij.

Si e keni pare Zanettin derisa ndryshon ne kete periudhe, nga lojtar ne dirigjent?
“Nuk besoj qe ekziston nje tjeter Zanetti ne 50 vjet te historise. Zoti ka krijuar vetem nje te tille. Zanetti sot edhe zevendes president, po rritet mjaft, degjohemi shume, eshte duke bere mire edhe kur shkon neper bote per te folur per Interin. Do te jete tek EXPO, pastaj do te vij me mua ne Indonezi.”

Eshte momenti me i mire nga kur je bere president i Inter?
“Eshte shume heret per te thene nese ky eshte momenti me i mire, por jam me te vertete i lumtur. Duhet te shikojme perpara, objektivat jane per tu pushtuar. Ne Europe do te jete me te vertete e veshtire, por me Mancinin jemi te bindur qe mund te bejme mire. Kemi besim te plote tek trajneri.”

Cfare mendoni per rritjen e Guarin?
“Guarin ka hyr ne mentalitetin e duhur, por mbi te gjitha ne paraqitjet. I kam bere komplimente, por duhet te inspirohesh nga lojtar si Zanetti. Nuk duhet te gezojme tani, por ne maj. Tani eshte nje nga lideret e dhomes se zhveshjes. Diferenca ne krahasim me nje vit me pare eshte e madhe, jam befasuar edhe une dhe jam i lumtur qe nuk e kam shitur tek Juventus.”

Rinovimi i Icardit si eshte duke vazhduar?
“Icardi mund te behet nje nga top playeret e skuadres, po diskutohet dhe do te jete e rendesishme per Interin te gjendet nje zgjedhje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.