Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 12, 2022

Scroll to top

Top

2,307 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: “Skudeto? Nuk është e pamundur, por objektivi mbetet Champions. Mjaft me revolucione, por do t’i marrim edhe dy të tjerë”

Thohir: “Skudeto? Nuk është e pamundur, por objektivi mbetet Champions. Mjaft me revolucione, por do t’i marrim edhe dy të tjerë”
Rinor Sopaj

“Nuk do të blejmë shumë lojtarë si në vitet e shkuara, por sigurisht që do ta forcojmë skuadrën me një ose dy elemente të reja. Së bashku me Suning kemi blerë Candrevan: objektivi mbetet që të forcohet skuadra”. Kështu u deklarua Erick Thohir për Corriere dello Sport. Presidenti zikaltër, konfirmon se merkato e zikaltërve në hyrje është akoma i hapur: “E rëndësishme është që të ndërtohet një skuadër e qëndrueshme dhe jo një skuadër ëndrrash. Sepse skuadrat e qëndrueshme i fitojnë ndeshjet dhe jo ato të ëndrrave”.

Nga Mancini tek De Boer.
“Mendoj se Roberto Mancini vitin e kaluar ka bërë një punë të madhe. Tani, me De Boer, kemi të njëjtin objektiv: të shkojmë në Champions League. Sigurisht, është herët të thuhet që do ia dalim, sepse De Boer asnjëherë nuk ka qenë trajner në Itali. Por edhe Conte asnjëherë nuk ka qenë në Premier League, njëjtë si Klopp. Shpresojmë që të bëjmë pikë qysh në ndeshjen e parë”.

Skudeto i mundshëm përkundër Juventusit?
“Sigurisht se Juventus është një skuadër e fortë, por kjo nuk do të thotë që heqim dorë nga objektivat maksimal. Edhe Napoli dhe Roma janë skuadra të cilat mund të luftojnë për vendin e parë. Por po e përsëris: për Interin, për momentin, e rëndësishme është që të shkojmë në Champions League”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.