Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,625 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: “Te gjithe ne prove, edhe Mazzarri. Sagna na pelqen, do te investojme mbi…”

Thohir: “Te gjithe ne prove, edhe Mazzarri. Sagna na pelqen, do te investojme mbi…”
Xhorxh Gellci

Kam lexuar qe ne Itali pershkruhem si gjaknxehte, por disa gjykime, duke perfshire edhe referimet mbi lojtaret e vecante, i kam dhene menjehere pas ndeshjes: si president jam edhe tifozi i pare dhe eshte normale qe isha i merzitur per nje humbje te pamerituar, te marre ne kohen shtese. Por mbi te gjitha duhet ta leme mbrapa: tani e vetmja gje qe ka vlere eshte te rifillojme menjehere te bejme pike.” Keshtu Erick Thohir flet per Luca Taidelli, i cili ka udhetuar ne Xhakarta per te folur me manjatin, tani president i Interit. Interviste shume interesante ajo e bere per Gazzetta dello Sport, dhe nuk mungojne pjeset shume surprizuese. inter.al ua sjell te plote ne shqip.

Inter ju kerkon shume kohe dhe energji. Po DC United?

“Sidomos tani qe po ndertojme nje projekt te ri, mendja ime eshte e perqendruar tek Inter. Kishte nje mbledhje te keshillit te administrimit te DC United per ne mars, por e kemi shtyre, sepse ato dite duhej te kthehesha ne Milano per te folur me bankat… Keshtu qe kam humbur edhe ndeshjen e pare te tyre ne kampionat.”

Kater muaj pas futjes tuaj, cfare do te prisnit me te thjeshte dhe cfare me te veshtire se kaq?

“Te blesh nje shoqeri eshte gjithmone e komplikuar, aq me teper nese eshte e huaj. Ka 1000 aspekte qe duhen vleresuar dhe studiuar. Por une kam punuar gjithmone per zgjidhjet praktike, me te rendesishmet: nuk jam dikush te cilit i intereson te duket, kam preferuar gjithmone profilin e ulet.”

Dicka qe afron familjen tuaj me ate te Morattit.

“Ne fakt, besoj se kjo ka favorizuar shume edhe suksesin e tratatives: Massimo Moratti me kujton shume babain tim Teddy. I detyrohem shume prinderve te mi qe me kane mesuar shume gjera: me thonin qe duhej te isha i pasur sepse do te ishte e vetmja menyre per te ndihmuar njerezit dhe i ndershem per te qene gjithmone i besueshem. Pastaj duhet edhe ambicja, natyrisht.”

Te kompletohet rifinancimi i klubit do te jete e rendesishme edhe sepse vetem atehere ju do te ndiheni me te vertete ne krye te Interit?

“Nderkohe ne kete pike mund te nevojiten akoma muaj: nuk ka nje skadence te sakte. Megjithate une nuk do te ndihem kurre shefi, nuk kam marre kurre nje shoqeri i vetem, kam dashur gjithmone ne krahun tim partnere me te cilet te diskutoja dhe zgjidhja problemet. Moratti me mbeshtet ne 100%, flasim mesatarisht 3 here ne jave. Ajo qe ka rendesi eshte te jemi te gjithe ne te njejtin drejtim. Ne fillim ndjeja presionin e atyre qe donin ndryshime te menjehershme, por nuk ka kuptim te ndryshohet thjesht per te bere kete veprim, duhet menduar. Dicka ka ndodhur deri tani dhe me shume do te ndodhe ne fund te sezonit.”

Fassone, Ausilio dhe Mazzarri jane te konfirmuar pavaresisht asaj qe do te ndodhe qe tani deri ne fund te majit?

“Jo, sepse jane te gjithe ne prove. Dhe per te shpjeguar me mire kete koncept, po ju them qe eshte ne prove edhe vete Williamson, qe e kam dashur (duke e bere te jetoje ne Itali per kete) si pergjegjes te te ardhurave njerezore, te aspekteve financiare dhe legale. Eshte e drejte te besosh tek te gjithe, por kushdo duhet te pergjigjet per punen e tij. Me kete nuk dua te keqkuptohem: per momentin jam shume i kenaqur nga puna e te gjithe personave qe me keni permendur. Bej verifikime te vazhdueshme me te gjithe. Mazzarri ka akoma nje vit kontrate, por eshte i pari qe e di qe duhet nje planifikim i metejshem: edhe heren e fundit qe kam qene ne Milano i kam thene sa i rendesishem ishte planifikimi, duke i nenvizuar se duhet te jemi te perqendruar mbi te gjitha tek e tashmja.”

Ju keni lene te kuptohet qe Interi i sezonit te ardhshem duhet te jete nje bashkm mes te rinjve dhe lojtareve eksperte: si u pergjigjesh atyre qe thone se filozofia e Mazzarrit nuk eshte ekzaktesisht ajo qe te rrite lojtaret me te rinj?

“Une dhe Mazzarri duhet te njihemi akoma me mire, por kjo gje nuk eshte e vertete absolutisht: ky eshte nje vit tranzicioni dhe per teknikun ishte e rendesishme te ishte sa me shume konkret te ishte e mundur ne sezonin e pare me ne.”

Pas largimit te Branca-s, drejtuesi i zones teknike ka ngelur vetem Ausilio: beson qe ne fund te sezonit do ju duhet te merrni nje drejtues te ri?

“Ausilio eshte pergjegjes i te gjithe pjeses sportive, jo vetem per zbulimin e lojtareve, por edhe per skuadren e pare dhe Primaveren. Eshte ai qe duhet te vije ne fund te sezonit tek une dhe te me thote nese duhet ndonje tjeter: nuk do te jem une qe do e pyes.”

Tratativa Guarin-Vucinic: mund te na tregoni si ka shkuar me vertet me Juventusin, ne janar?

“Ne fakt ajo tratative eshte cuar perpara nga drejtuesit dhe jo nga pronesite respektive. Per Interin, ne periudhen afatshkurter mund te ishte nje operacion i mire, por e kemi vleresuar qe nuk ishte keshtu ne periudhen afatgjate. Atehere kam telefonuar njerezit e mi dhe u kam thene qe nuk me rezultonte se kishim mbyllur, duke pare qe nuk ishte firmosur asgje. Lojtaret kishin bere vizitat mjekesore? Kjo nuk do te thote asgje: ne kontraten e Vidic kemi futur nje klauzole sipas te ciles ai duhet te jete ne gjendje te luaje te pakten nje numer te caktuar ndeshjesh.”

Por ne realitet, sa ka patur ndikim reagimi i tifozeve?

“Eshte e natyrshme qe nuk mund t’i kenaqim gjithmone, por ne ate rast kishin te drejte ata. Eshte e drejte t’i respektojme, edhe pse nuk duhet bere gjithcka qe thone.

Megjithate ne ate tratative ka patur edhe disa zera mbi telefonata mes teje dhe Andrea Agnellit.

“Duhet te konsiderojme qe mes Italise dhe Indonezise ka nje ndryshim orar qe disa here e ben te pamundur te pergjigjesh ne kohe reale per disa mesazhe. Une nuk kam marre kurre nje impenjim definitiv per shkembimin dhe megjithate kam kerkuar falje qe me eshte dashur te bllokoj tratativen. Ajo qe ngelet e gabuar eshte qe u be publik nje mesazh privat: me eshte dashur te nderhyj per te mbrojtur emrin e Interit.”

Le te flasim pak per aktualitetin. Po Sagna me parameter zero a eshte afer Interit?

“Nuk jam mesuar qe te bej lajmerime te tilla pa pasur nje kontrate te firmosur. Mund te them vetem se Sagna na pelqen dhe ne kete pike cdo gje varet vetem nga ai. Lajmerimet dhe zyrtarizimet behen vetem pas hedhjes se firmes ne kontrate. Si rinovimi i Palacios dhe Guarin.”

Eshte evidente qe Interit do ti duhet nje sulmues me peshe, nje lojtar krahu dhe nje mesfushor qendre: Mund te themi se do te kete nje investim te rendesishem per nje sulmues qe ben 20 gola ne sezon?

“Investimi i madh do te behet ne sulm dhe ne mesfushe.”

Pra mund te thuhet pas kesaj qe the, se Sagna pothuajse eshte blere…

“Jo nuk thash kete. Por nese nuk do te vije ai, do te blejme ndonje lojtar te ri…”

Per te blere nje lojtar te madh, do duhet te behet ndonje shitje e dhimbeshme?

“Nuk eshte e thene. Por ne fund te sezonit do te ulim mjaft rrogat e larta. Dhe pastaj mund te marim edhe ndonje lojtar te mire ne huazim, dhe nuk do te ishte nevoja te shisnim ndonje nga lojtaret me te mire ne skuader per te blere dike.”

Meqe po flasim per uljen e rrogave: Me cfare kriteri do te vlersohen pozicionet e nente lojtareve qe po u skadon kontrata? Teknik, ekonomik apo prespektiva e rritjes te se rinjve?

“Nese blej nje lojtar eshte sepse ai lojtar i pergjigjet tre parametrave fondamental: Teknik, ekonomik dhe marketing.”

Dhe jo me kot Ausilio na ka thene se ardhja e Vidic ka qene merite e Thohir.

“Ka qene shume i zoti Ausilio. Por eshte nje merite e te gjitheve, edhe pse jam une ai qe e mar mbi vete rrezikun final. Pa e harruar qe dua qe skuadra jone te kete mesataren e moshes sezonin qe vjen 26,5 vjec. Me Vidic, Palacion dhe Sagna do te kishte edhe maksimumi nje vend tjeter per dike mbi 30 vjec per te arritur kete gje. Nuk do te kete me shume se kater lojtare mbi kete moshe.”

Duke folur per lojtaret mbi tridhjete vjec, Eto’o ka thene se nese do te telefononte Moratti nuk do te perjashtonte asgje. Po a nuk jeni ju ai qe duhet ta telefononi?

“Eto’o nuk me njeh dhe eshte e drejte qe flet per Morattin. Por ne na duhet ekuiliber ne sulm, dhe me Palacion mbi tridhjete vjec dhe Icardi shume i ri, sulmuesi qe do te vije duhet te jete ne nje moshe mes asaj te Palacios dhe Icardit.”

Pra qendrojne ne kembe pistat qe te cojne tek Dzeko, Torres dhe tek Morata?

“I kam degjuar edhe une keto ema. Ndoshta ndonjeri prej tyre do te vije me te vertete, por duhet ti pergjigjet parametrave me lart.”

Kapitulli Zanetti. Ju keni shpjeguar se do te vendosni sebashku se cfare do te beje ne fundin e sezonit. Cfare roli drejtues mund te kete Kapiteni nese vendos te terhiqet: A do te jete ky rol me shume perfaqsues apo rol i lidhur drejtperdrejt me skuadren?

“Do ta bisedojme te gjithe sebashku ne fund te Majit, edhe me Fassonen dhe Ausilion. Zanetti me ka kerkuar nese mund te kete nje rol ne menaxhim. I kam thene se duhet te perqendrohet ne fushe. Edhe pse nuk dua qe shoket e skuadres te kene ndjesine qe Kapiteni eshte i shqetesuar per te ardhmen e tij me shume sesa te tashmen.”

Ju keni folur gjithmone per projekt 2-3 vjecar: Ne fund te ketyre viteve ti do te ndjeje se ke deshtuar nese…

“Nese Interi nuk do te jete rikthyer ne Europe. Po, edhe ne Europa League. Me mire akoma nese rikthehemi qe tani, edhe sepse ne sezonin qe vjen ne kete kompeticion mund te kete skuadra te rendesishme Europiane. Interi ka nevoje te luaje ne Europe jo vetem per aspektin ekonomik, por edhe te prestigjit. Pastaj natyrisht objektivi afatgjate eshte finalja e Champions League se 2016 qe do te luhet ne San Siro: Por kete kam kohe qe e kam thene…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.