Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

675 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir tek Inter, dy mundesi: “e menjehershme” ose “gradualisht”. Le t’i zbulojme..

Thohir tek Inter, dy mundesi: “e menjehershme” ose “gradualisht”. Le t’i zbulojme..
Xhorxh Gellci

Ka patur shume lajme ne lidhje me ceshtjen Moratti-Thohir, por duke konsideruar se takimet zhvillohen te fshehura, dhe te dyja palet leshojne shume deklarata, per gazetaret eshte shume e veshtire te zbulojne se cfare po ndodh. Akoma nuk eshte e sigurt menyra e hyrjes ne shoqeri qe do te beje Erick Thohir, pavaresisht se brenda 2 vitesh, ne cdo rast, shuma e aksioneve ne pronesi te tij do te jete 75%. Gjithsesi ne kete moment, ka dy mundesi te mundshme:

HYRJE E BUTE – Deri para pak ditesh, kjo mundesi jepej si me e mundshmja, me Thohir qe do te blinte ne kete moment 30-40% te aksioneve, duke derdhur 100-120 milion euro, e destinuar te kthehet ne shumice brenda nje dy-vjecari. Kjo menyre do te siguronte nje hyrje me te qete ne shoqeri per indonezianin, dhe presidenti Moratti do te qendronte ne seli, per te dhene ndihmesen e tij ne rikthimin e Interit ne pozicionet qe i takojne.

HYRJE E FORTE – Ndersa mundesia e dyte eshte me e mundshmja ne ditet e sotme, e cila parashikon blerjen e menjehershme nga Thohir te nje shume aksionesh prej 75-80%. Ne kete rast, manjati indonezian do te behej presidenti i ri zikalter, duke ja lene zevendes presidencen nje perfaqesuesi te familjes Moratti, per te ndertuar nje Keshill Administrimi shume te forte. Fuqia vendimmarrese e familjes Moratti do te ishte me e vogel ne kete rast. Derdhja per kete version do te ishte rreth 350 milion euro dhe thuhet se do te kishte vend edhe per ‘option call’. Me fjale te tjera, Thohir brenda 24 muajsh mund te vendose ne cdo rast te marre edhe pjesen qe i ngelet Morattit, duke krijuar nje Inter plotesisht indonezian.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.