Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,162 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir tek Inter prej pothuajse nje viti. Por sa ka shpenzuar? Projekti…

Thohir tek Inter prej pothuajse nje viti. Por sa ka shpenzuar? Projekti…
Ardi Deda

Analize interesante nga Panorama per situaten ne shtepine zikalter pas zbarkimit te presidentit te ri Thohir.

Goditja e munguar, ne diten e fundit te merkatos, ka nxehur tifozet zikalter por ne te vertete eshte pak ndryshe nga ajo qe besohet. Manjati po punon ne investime qe pasqyrojne nje plan financiar solid qe ka ne krye te te gjitheve qendrueshmerine financiare. Kete e deshmon mosardhja e Lavezzi, per shembull. Argjentinasi, ndoshta mund te blihej, por nevojitej shitja e Guarin dhe, mbi te gjitha, dhe nje numer te caktuar ditesh per te strukturuar operacionin, i cili ishte i mundshem vetem ne kushte te caktuara. Nuk duhet harruar me pas, qe shoqeria zikalter ka mare angazhime per sezonet e ardhshme, te paret nder te gjithe operacionet jane ato te Dodo dhe M’Vila, 15 milione per tu shpenzuar te cileve u shtohet edhe fushata e blerjeve ne janar. Ndoshta, keqardhja e vetme eshte qe nuk eshte mare nje sulmues tjeter por eshte evidente qe bilanci teknik dhe ekonomik i tre muajve tratativa eshte pozitiv. Qe kur ka ardhur ne Milano Thohir ka mare pak lojtare. Ka investuar ne lojtare me imazh fitimprures si Vidic, ka mbyllur raportet (edhe ekonomike) me heronjte e se kaluares dhe ka reduktuar malin e pagave nen pragun e 100 milione eurove, shifer e pamendueshme para disa sezonesh. Vetem ne 2012-2013 viti financiar eshte mbyllur ne pasiv me 78,8 milione euro dhe ne 2013-2014 bilanci do te permiresohet, por, larg niveleve te ekuilibrit edhe per shkak te mungeses se fitimeve nga Champions League.

Por lind nje pyetje: sa ka shpenzuar deri me tani Thohir? Ka shpenzuar para te tija apo eshte kufizuar vetem ne spostimin e borxheve nga nje banke ne tjetren? Sipas panorama.it pergjigja eshte tek llogarite. Thohir dhe ortaket kane investuar 75 milione euro ne rritjen e kapitalit ne nentorin e kaluar plus 30 milione te tjera ne maj. Me pas kane vene dore ne nje plan riorganizimi qe e ka lejuar klubin te mbylle pozicionin si debitor kundrejt disa bankave (duke liruar keshtu Morattin), duke u financuar nga Unicredit. Jane 200 milione euro qe do te garantojne Interin te qendroje ne merkato per 5 vitet e ardhshme dhe qe Thohir do ti ripaguaje me fitimet e shoqerise Inter Media and Communication, pjesa e virtytshme e klubit fitimet e se ciles jane solide dhe ne rritje te sigurte, duke qene se qe tani jane te sigurte disa rritje te te ardhurave nga sponsor dhe partneret.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags