Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,322 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: “Une dhe Mancini qendrojme. Nuk jemi budallenje, kemi nje plan. Kinezet…”

Bujar Berishaj

Presidenti zikalter Eric Thohir ka dhene nje interviste ekskluzive per Mediaset Premium. Keto jane fjalet e tij:

“Sic e kam thene edhe shume here tjera, nuk synoj te blej asnje klub ne Angli, dua te perqendrohem ne Itali, ne Serie A, te Interit. Kjo eshte e gjitha. Njerzit thone qe dua te largohem por une nuk i kuptoj, sepse ne vitet e fundit kemi punuar shume”

Pastaj ai vazhdon: “Dua te falenderoj shume tifozet qe na kane mbeshtetur qe nga dita e pare, mister Moratti beson ne ate qe bejme te Interi. Kete vit kemi vendosur nje menaxhment te ri dhe kemi permiresuar disa zone te qendres sportive. Nuk mund te them dicka tjeter nese njerzit vazhdojne te thone qe dua te shes nje ekip, te blej nje tjeter…”

Mbi zerat e shitjes se shumices se aksioneve te klubit: “Jane fantazi. Mediat e kane qejf dramaticitetin, por ne realitet ne jemi ketu, duam te vazhdojme te ndertojme dicka, nuk ekziston idea per te blere nje tjeter ekip. Ne qe nga dita e pare kemi dashur te ndertojme nje stadium te ri, duke pare pjesmarrjen e tifozeve ne kete sezon qe eshte shume e larte, sepse tifozet besojne ne kete projekt. Fal punes se menaxhmentit, staffit qe punon ne kontakt me skuadresn. Roberto Mancini dje ka thene dicka te vertete: presidenti, trajneri dhe dirigjentet mund te ndryshojne, por Interi dhe tifozet e tij do te qendrojne pergjithmone. Por kjo nuk do te thote qe Thohir ose Mancini do te largohen, absolutisht”.

Delegacioni i grupit Suning ka vizituar Appiano Gentilen dhe ka qene i pranishem ne ndeshjen kunder Udineses mbreme: “Edhe mister Moratti ak thene qe grupi eshte serioz. Kjo nuk do te thote qe jemi afer mbylljes. Po kerkojme partner strategjik, eshte nje proves. Duam te jemi te sigurte qe eshte nje gje pozitive per Interit, sic ka ndodhur mes Morattit dhe meje kur kam ardhur. Eshte pak a shume si merkato, kur lexohet qe nje lojtar tashme ka ardhur: jo, do te flasim kur gjithcka do te jete e kryer dhe kur te jene nenshkrimet”.

Eshte folur per nje shitje te 20% te aksioneve: “Nuk behet fjale per nje shitje, por per nje rritje kapitali”.

Ne fund nje permbledhje per skuadra me pak jave nga perfundimi i kampionatit: “Donim te arrinim ne Champions League, nuk ka perfunduar akoma, mungojne akoma ndeshje. Te shohim ne fund te sezonit ne cfare pozite jemi. Ne te njejten menyre kemi nje projekt 5 vjecar qe eshte akoma i vlefshem. Te qenit ne Europa League do te ishte realitet, nuk do te thote qe Inter do te falimentoj ose do te shes lojtaret me te mire ose nuk do te respektoj paramtertat e FPF”.

“Ne, si menaxhment dhe pronar nuk jemi budallenje. Kemi nje plan, te shohim ku do te jemi ne maj, por ka opsione per te gjitha mundesite. Sigurisht do te jemi brenda parametrave te FPF. Do te ishim te lumtur nese arrijme ne Champions, nese jo atehere ka nje plan edhe per Europa League. Mancini ka qene shume elegant kur ka thene qe mos-arritja e vendit te trete eshte faji i tij, por ne punojme te gjithe se bashku, si nje ekip”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.