Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 10, 2022

Scroll to top

Top

918 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir vjen dhe vendos: goditje e menjehershme ne merkato apo ne janar? Dhe per stadiumin ka nje lajm te ri

Thohir vjen dhe vendos: goditje e menjehershme ne merkato apo ne janar? Dhe per stadiumin ka nje lajm te ri
Ardi Deda

Do te jete java e Erick Thohir. Presidenti zikalter do te vij ne Milano mbremjen e se merkures dhe dhe do te beje nje permbledhje te situates per sa i perket merkatos.

Ausilio e ka kryer mire punen e tij por mbetet merkatoja ne dalje, me Guarin dhe Alvarez te “ankoruar” ne Appiano nga vleresimet e larta dhe nga mungesa e ofertave.

Thohir duhet te vendose, nese ti jape prioritet bilancit apo te prese mundesine e minutes se fundit, tani ose ne janar.

Emrat jane kater: Lavezzi eshte endrra, me pas Biabiany, Firmino dhe Andre Ayew, qe nuk e ngroh shume dirigjencen.

Thohir, me pas, do te analizoje situaten edhe per sa i perket ceshtjes se stadiumit, sic shpjegon Gazzetta dello Sport, ceshtje per te cilen eshte deleguar Fassone.

“Shume do te varet edhe nga nje takim me Barbara Berlusconi ne fillim te shtatorit per te kuptuar qellimet e kusherinjve. Kater jane hipotezat ne tavoline, per nje vendim qe do te meret brenda gjashte muajve te ardhshem por projektet e fizibilitetit do te ekspozohen qe ne Mbledhjen e Keshillit ne tetor. Mundesia e pare parashikon modernizimin e konsiderueshem te San Siro, sidomos nese Milan do te lere Meazzan. Mundesia e dyte eshte nje impiant i ri ne pronesine e zikalterve”, shkruan Gazzetta.

Por lajmi i ri eshte qe bashkejetesa me Milanin mund te vazhdoje si ne stadiumin aktual ashtu dhe ne nje stadium te ri.

 

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.