Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,620 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: “Zanetti do te vendose vete. Vidic, goditje ne fushe dhe jashte. Rinovimet dhe drejtuesit…”

Thohir: “Zanetti do te vendose vete. Vidic, goditje ne fushe dhe jashte. Rinovimet dhe drejtuesit…”
Xhorxh Gellci

Erick Thohir ka folur me gazetaret ne perfundim te mbledhjes te Keshillit te Administrimit. Ja si fillon ai: “Riorganizimi i drejtuesve parashikon qe Piero Ausilio te jete ne krye te drejtimit teknik, Giorgio Ricci te atij komercial ndersa per pjesen financiare dhe legale do te jete Michael Williamson. Po kerkojme nje pergjegjes per zonen e komunikimit, nderkohe qe Marco Fassone do te qendroje drejtor gjeneral.”

MERKATO – “D’Ambrosio eshte nje alternative per krahet, ku kishim mungese lojtaresh. Edhe Botta eshte nje alternative per sulmin, sepse na mungonin sulmues. Tani kemi alternativa. Me merkaton e janarit kemi perforcuar skuadren, do te vijne perforcime te reja ne qershor. E keni pare pse e kemi marre Hernanes, tani kemi opsione ne sulm, ne qender dhe ne krahe gjithashtu.”

FERGUSON – “Natyrisht nuk behet fjale per Alex (qesh). Grant eshte nje ekspert mediash, eshte drejtues financiar dhe administrator i deleguar i nje prej shoqerive te mediave me te rendeishme aziatike. Nga ai mund te mesojme shume mbi kete biznes. Prandaj eshte e rendesishme ta kemi ne Keshillin e Administrimit. Ne kemi websitin, kemi Inter Channel. Duhet te riformulojme strategjine persa u perket mediave dhe Grant mund te na ndihmoje. Pra Ferguson zevendeson Roeslanin.”

WILLIAMSON – “Do te transferohet ne Milano perfundimisht ne mars. Ka patur nje vonese sepse duhet te gjeja nje zevendesues per te ne Amerike. Nuk mund te marrim nje njeri dhe t’i leme skuadrat e tjera te deshtojne. Po bejme progrese dhe po vleresojme mundesite ne kete periudhe tranzicioni.”

ZANETTI – “E kam takuar muaj me pare, duhet te kuptojme cfare ka ne mendje. Eshte nje legjende e Interit, duhet te respektojme kete fakt. Duhet te vendose nese do vazhdoje te luaje apo do te behet dikush tek Inter. Ky do te jete objekti i diskutimeve qe do kemi ne muajt e ardhshem. Gjeja me e rendesishme, sic i kam thene edhe atij vete, eshte te jemi nje skuader solide ne muajt e ardhshem. Duhet te jemi te bashkuar, ne momentet e mire dhe ne ata te veshtire. Nuk duhet te jemi te bashkuar vetem kur gjerat shkojne mire dhe ne momentet e dobeta te akuzojme njeri tjetrin.”

BRANCA – “Besojme qe Piero Ausilio mund ta ndihmoje klubin, eshte ketu prej shume kohesh. Eshte e rendesishme t’i japim nje mundesi. Nuk do e zevendesojme Marco Brancan, duam qe Ausilio te punoje me ne ne vitet e ardhshme.”

GUARIN – “E kam takuar ne Pinetina, pasi takova Zanettin. Ndonjehere ne jete ka probleme komunikimi. Eshte bukur ta shohesh te perqendruar mbi skuadren dhe ne e respektojme kete. Atij i kam thene: nese do te kete probleme ne te ardhmen, duhet te flasim. Jemi nje familje. Dhe me Hernanes besoj qe ka nje avantazh per Interin dhe per Guarin. Mund te luaje me i lire ne rolin e tij.”

STADIUMI – “Kemi tre objektiva: nje klub me te forte financiarisht, te ndihmojme skuadren ne kete periudhe tranzicioni, dhe te hapemi per merkatot e reja. Stadiumi i ri? Mund te flasim pas ketij viti, ka gjera te tjera qe kane prioritet ne keta muaj. Nuk eshte nje prioritet por nuk do te thote qe nuk e vleresojme.”

VIDIC – “Do te humbasim Chivu per arsye te demtimit dhe ka lojtare ne skadence kontrate. Kerkojme gjithmone mix-in e duhur. Vidic do te sillte eksperience, eshte kapiteni i Manchester United dhe eshte nje lider. Do te mesojme gjithcka pas disa ditesh, por do te ishte nje ardhje e shkelqyer. Eshte shume i famshem ne Azi, ne mendojme per fushen por edhe per marketingun dhe aspektin komercial. Premier League eshte shume e ndjekur ne Indonezi.”

RINOVIMET – “Kemi folur me Palacio, Alvarez, Guarin. Jemi ne diskutim e siper.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags