Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 17, 2019

Scroll to top

Top

611 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: “Zanetti? Duhet te studioje. Fitimet 260 mln, sulmues dhe anesore. Modeli Real…”

Thohir: “Zanetti? Duhet te studioje. Fitimet 260 mln, sulmues dhe anesore. Modeli Real…”
Donald Elmazi

Erick Thohir vjen ne sallen e konferencave per te prezantuar projektin e tij per Interin. Keto jane fjalet qe ai ka thene per mediat e ndryshme:

Ne cfare konsiston shoqeria e re qe keni krijuar?

“Ne kemi krijuar nje media company, qe do te perqendrohet ne media, sponsoret dhe fitimet”.

Elementet e rinj te shoqerise…

“Do te kete disa elemente te rinj, ka nje person te ri per biletarine, Luca da Vigago. Nese shihni 15 klubet e para europiane, mesatarja eshte 260 milione ne vit. Ky eshte niveli te cilin duam ta arrijme, eshte e rendesishme qe te jete dikush per tu kujdesur per biletarine. Do te marrime te tjere drejtues, sepse per te arritur ate nivel duhet nje menaxhim i rendesishem. Nuk mjafton nje skuader niveli. Do te marrim nje drejtor marketingu dhe nje person qe te merret me sponsoret. Akordi me Infront i perket vetem Europes, jo Kines, Japonise dhe pjeses tjeter te botes. Interi duhet te zgjerohet ne nivel global. Duhet te arrijme edhe juglindjen aziatike edhe Australine. Duhet te promovojme marken Inter ne nivel internacional nepermjet marketingut. Nese do te arrijme ato 200 milione fitime, duhet te zhvillojme dhe median, sitin dhe rrjetin social te cilat jane burime fitimi”.

Keni vendosur per rolin e Zanettit?

“Kapiteni do te jete pjese e klubit por duam te perqendrohemi ne ndeshjet e ardhshme. Dje e kam takuar per te mbeshtetur skuadren. Zanetti do te mesoje anglishten, do te mesoje si menaxher. Eshte e rendesishme qe ta beje, nuk duhet te njohe vetem anen sportive. Eshte e rendesishme qe te marre kompetenca ne nivel manaxherial”.

Do te duhet nje sakrifikim per merkaton?

“Pas ketyre tre ndeshjeve, me drejtorin sportiv dhe teknikun do te rishikojme skuadren, edhe ata qe jane ne skadence kontrate, qe nuk do te thote qe nuk do rinovojne, do te vleresojme performancen. Por kjo vlen edhe per ata qe nuk jane ne skadence: do te vleresojme performancen e te gjitheve. Nese kujtoni, ne janar kemi marre Hernanes per te permiresuar lojen ne qender te mesfushes, D’Ambrosion per krahet. Ne qershor do te marrim nje tjeter anesor dhe do te shohim edhe sulmin sepse kemi vetem Palacion dhe Icardin. Kontrata e Militos eshte ne skadence dhe duhet te flasim me te. Do te vleresojme gjithcka dhe do te perforcojme sulmin edhe mbrojtjen”.

Tifozet mund te enderrojne?

“Eshte e bukur te enderrosh emra te medhenj, te kesh njerin prej tyre do ishte e bukur. Por perfundimi i tratatives nuk eshte gjithmone i sigurte. Sic kam thene, flas vetem per lojtaret qe do te kem marre, perndryshe jane vetem thashetheme. Duhet ekuiliber, nuk eshte e rendesishme te kesh vetem emra te medhenj, duhen edhe lojtare te rendesishem ne pankine. Edhe pse mundesisht do te bejme tre kompeticione, duhet nje skuader e kompletuar”.

Do te rishikoni kontraten e Mazzarrit?

“Merremi vesh mire me Mazzarrin, jemi mire me te. Nuk jam i idese te ndryshojme vazhdimisht teknikun edhe shume lojtare. Duhet nje plan qe te zgjase 2-3 vjet, duhet nje teknik qe te ndaje te njejten vizion me ne. Ne kete menyre mund te arrihen gjera te rendesishme, si loja, objektivat dhe trofete. Perseris qe duhet te mbajme per 2-3 vjet 10-11 lojtare per te patur vazhdimesi si skuader”.

Del Piero tek Dc United?

“Nuk kam informacion per kete gje, nuk e kontrolloj edhe pse mund te jem i pari qe e degjoj. Dc e ka skuadren te kompletuar, por nuk do te thote qe nuk do te marrin lojtare te tjere. Del Piero? Eshte nje lojtar i rendesishem por ne MLS ka nje kufi rrogash deri ne 3 milione. Jane kompeticione te ndryshme por gjithsesi nuk kam informacion, mund te jem i pari qe e degjoj”.

Cfare keni thene ne mbledhjen e aksionereve?

“Kemi diskutuar per krijimin e ketij krijimi te ri, qe do te merret me median dhe sponsoret”.

Do te merrni nje top player?

“Eshte e rendesishme te vendosim te gjithe bashke. Kur flasim me partneret tane si Nike dhe Pirelli, mundohemi te kuptojme edhe nevojat e tyre. Ne Azi kemi me shume se 120 milione tifoze, Interi eshte nje marke e njohur. Por si lojtare vetem 2-3 jane te njohur dhe njeri eshte Nagatomo. Edhe per kete kemi marre Vidic, kapiteni i United eshte shume i njohur ne Azi. Ai do te jete nje mjet marketingu ne Azi, por eshte edhe nje mbrojtes i forte. Vendimi eshte marre ne menyre kolektive, sigurisht duke pare edhe buxhetin. Me Hernanes strategjia ishte ndryshe: kemi paguar shume per lojtarin, por Brazili eshte nje treg i rendesishem. Ishte e rendesishme per skuadren por edhe per sponsoret si Nike, Pirelli etj. Do te jete e rendesishme dhe per Brazilin. Keshtu veprojme. Une nuk bej blerje, i gjithe Interi se bashku i ben blerjet”.

Ristrukturim i borxhit?

“Shoqeria do te ndahet ne dy: Inter dhe MediaCo. Fitimet e Interit do te vijne nga akademia, nga turet, biletat etj. MediaCo do te merret me tv dhe sponsoret. Bankat shikojne projektin dhe ky projekt i ka pelqyer dhe e kane pranuar: 15 klubet e para te botes kane fitim rreth 260 milione, Interi eshte nen 200 milione. Keshtu qe ka distane. Kemi tre shtylla: 1-klub i shendetshem ekonomikisht dhe rritje e fitimeve (dje kemi folur per nje akord superior te 50% ne krahasim me me pare). 2-Te rrisim fitimet edhe disiplinen financiare. Nese shikoni Realin dhe Bayernin, modeli ekonomik eshte i njejte. Shpenzimi per lojtaret eshte inferior ndaj 50% te asaj qe eshte faturuar. Interi ne Itali eshte akoma nje nga skuadrat qe shpenzon me shume sepse eshte nje nga skuadrat me me shume te ardhura. 3-Internacionalizimi. Per kete kemi hapur nje website ne Kine, po studiojme bashkpunime ne vende te tjera. Per kete do te kthehemi ne Sh.B.A dhe po planifikohet nje tur, nje vit me pas, ne Azi. Duhet te rritim te ardhurat por edhe disiplinen. Jemi midis atyre qe shpenzojne me shume ne Serie A dhe shpresojme te jemi midis 15 qe shpenzojne me shume ne bote por duke rritur fitimet. Gjeja me e rendesishme eshte te mbajme klubin e shendetshem per te konkuruar ne te gjithe boten. Me pas rezultatet jane rezultate, te pamundur per tu parashikuar: kush e kishte parashikuar 0-4 e djeshme?”.

Kur do ta arrije Interi nivelin e Real Madridit?

“Kemi folur me Morattin, me Soetedjon dhe kemi vendosur qe do jete nje periudhe tranzicioni qe do te zgjase 2 deri ne 3 vjet. Tani eshte e rendesishme te mbajme stabilitetin e klubit per 2-3 vitet e ardhshme. Njerezit me kerkojne finalen e 2016, ne duam te jemi por varet nga procesi, si do te zhvillohet. Po perpiqemi te ndertojme nje skuader te forte. Eshte e rendesishme te kemi yje por edhe karakterin e duhur. Ne do te blejme yje kur te na e lejoje buxheti, tani ne Itali nuk mund te blihet Bale, deri para 10 vjetesh ishte e mundur. Por kjo vlen per te gjithe Serine A, Interi eshte nje nga skuadrat. Dje kemi darkuar me Infron dhe me ka bere pershtypje qe tregu i rendesishem per Serine A eshte ai i Lindjes se Mesme dhe i Amerikes se Jugut. Jo me Europa, sepse ne Europe Serie A nuk eshte me aq e forte. Ishte edhe Angelomario Moratti ne tavoline. Objektivi i Interit eshte te arrije keto tregje, por duhet diskutuar me Lega-n per oraret e ndeshjeve. Por duhet te jete nje diskutim global.

Serie A me 18 skuadra dhe me skuadrat e dyta?

“Cdo kampionat ka rregullat e tij, nuk e di se cila eshte me e mira per Serie A. Jam i ri, vetem nje nga pronaret, besoj se eshte nje diskutim qe duhet bere me te gjithe klubet. Skuadrat B? Ide shume e mire por varet nga strategjia. Ne MLS punohet me skuadrat e tjera. Do te ishte e rendesishme per te rinjte dhe nese eshte  e rendesishme per te rritur te rinjte un them: pse jo?”

Partnere te rinj?

“Tashme i kam, jane Moratti dhe Soetedjo. Nuk e di nga vijne keto informacione. Lim eshte nje miku im, nuk mund te komentoj iniciativat e tij, Bakriet kane nje klub ne Australi dhe nje ne Belgjike, Tony Fernandes ka Qpr-ne. Jemi miq por interesohem vetem si mik. Pyetjet per partnere te rinj jane te bezdisshme sepse nuk jane te verteta. Nuk dua te komentoj asgje sepse nuk dua te dergoj mesazhe negative mediave dhe partnereve te mi. Dhe partneret e mir mund te me thone: cfare ka nuk te pelqej? Fernandes, per shembull, e kishte nisur mire dhe me pas rane nga kategoria. Doja ta mbeshtesja dhe doja te kuptoja. Nuk da sigurisht t’i ndodhe Interit. Kam folur me Perez te Real Madridit, me ka treguar strukturat dhe jane fantastike. Kemi folur per sa shpenzojne ne merkato dhe me than qe shpenzojne me pak se 50% i faturimeve. Por fitimet e tyre jane 500 milione euro ne vit. Nga cdo kulture mund te mesohet dicka dhe une mesoj nga te gjithe”.

Cila eshte diferenca midis planit financiar te tanishem dhe atij te Morattit?

“Kemi nje strukture te re dhe nje plan biznesi te ri. Bankat shikojne projektin dhe vizionin tone dhe e kane pranuar e vleresuar. Tani kemi nje plan financimi ne nivel global. Diferenca eshte se kishin plane me afat skadimi vjetor, ndersa keto do te rinovohen cdo pese vjete. Menaxhuesit do te mund te punojne me mire, te permiresohen dhe te arrijne objektivat e fiksuar. Rasti i Romes eshte e ndryshme sepse Roma eshte pjese e nje banke.Por modeli i biznesit eshte i njejte edhe ne shoqeri te tjera”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.