Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,186 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tifoze te Interit, jeni totalisht te cmendur! Gazzetta zbulon: “Ja sa bileta jane shitur per Inter-Juve.”

Tifoze te Interit, jeni totalisht te cmendur! Gazzetta zbulon: “Ja sa bileta jane shitur per Inter-Juve.”
Inter Club Staff

Pas fitores me Sampdorian, Interi do te prese ne San Siro ne Serie A skuadren e Juventusit per ndeshjen e radhes te saj. 

Do te thonim qe Interi do te luaje derbin e Italise, por tashme kjo ndeshje nuk quhet e tille sepse edhe si ka thene Mourinho “Nuk mund te quhet me derbi i Italise sepse Juventusi ka rene ne Serie B”.

Por le te rikthehemi tek qellimi i ketij artikulli, tifozet e mrekullueshem zikalter qe po vazhdojne te habisin mediat me numrat te tyre.

“Do te kete nje stadium te tejmbushur diten e diele. Tashme eshte vetem ceshtje (e pak) kohe.”

“Te dielen per Inter-Juve ne San Siro do te kete nje stadium pa asnje bilete te vetme te lire dhe do te jete hera e pare per kete sezon.”

“Spektatoret jane qe ne kete moment rreth 74 mije. Te gjitha biletat ne unazen e trete dhe te dyte jane te shitura. Kane mbetur shume pak bileta ne unazen e pare te kuqe.”

“Por te mos harrojme se ne unazen e trete mungojne 2.350 vende sepse jane mbyllur per shkak te vibrimeve te stadiumit dhe keto sektore do te qendrojne te mbyllur gjate gjithe sezonit.”

“Sold Out do te ndodhe dhe Interi do te kape shifren e 76 mije biletave te shitura, nje shifer qe nuk eshte arritur dot nga Milani ne derbin ne shtepi ndaj Interit ne 21 shtator”, shpjegon Gazzetta dello Sport.

“Objektivi per ndeshjen ndaj Juventusit (numer 173 ne Serie A) eshte qe te thyhet rekordi i fitimeve ne Serie A qe mbahet nga Milan-Inter i sezonit te kaluar me 5,7 milione euro.”

“Deri me tani ne tre ndeshjet qe Interi ka luajtur ne Serie A ka pasur nje mesatare prej 59 mije tifozesh me numrin me te larte te arritur me 64 mije bileta te shitura ndaj Lecces.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.