Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

784 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Times – Mou gati te sakrifikoje Martial per Perisic! Oferta e United do te jete…

Times – Mou gati te sakrifikoje Martial per Perisic! Oferta e United do te jete…
Inter Club Staff

U fol gjate ne vere per nje transferim te mundshem te Perisic tek Manchester United nen urdhrat e Mancinit.

Te shumta ishin lajmet cdo dite nga Anglia dhe shkuan deri ne ate pike sa lajmeruan se Perisic ndodhej ne Manchester per vizitat mjekesore por gjithcka rezultoi e pavertete me vone.

Ivan Perisic qendroi ne Milano pas insistimit te Spallettit qe e bindi te qendronte por Interi asnjehere nuk u kenaq nga United me kerkesat e saj ekonomike ku skuadra zikalter nuk deshironte te degjonte asnje oferte poshte 45 milione euro.

E keshtu, interesi i Manchester United per kroatin zikalter Ivan Perisic nuk eshte nje gje e re por e ka zanafillen qe kete vere.

Pavarsisht ardhjes se Sanchez, Mourinho po pret kroatin e Interit sepse sipas The Times, portugezi eshte gati te sakrifikoje francezin Anthony Martial.

Image result for Perisic Martial

Mourinho eshte i bindur se numri 44 i Interit mund te beje shume me mire se francezi sepse disponon eksperience te madhe dhe ka nje sjellje me te mire se francezi e mund te tregohet me shume deciziv.

Njihet boterisht tashme dashuria e Mourinhos per lojtaret si Perisic qe jane sulmues por qe kthehen deri ne zonen e mbrojtjes per te ndihmuar skuadren.

Sipas The Times, oferta e United ne drejtim te Interit (nese do te vije ndonjehere), pritet te vertitet tek 30 milione euro. Mbetet per tu pare pergjigja e zikalterve.

Nese kujtojme veren, u perfol edhe per nje shkembim transferimesh Perisic-Martial, por as kjo nuk u realizua.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.