Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,044 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Titujt e gazetave kryesore sportive | 29 Korrik 2013

Titujt e gazetave kryesore sportive | 29 Korrik 2013
Xhorxh Gellci

Te dy gazetat kryesore sportive i kushtojne nje hapesire shume te rendesishme Interit ne faqet e tyre. Le te njihemi me titujt krysore ne faqe te pare persa i perket zikalterve ne Gazzetta dello Sport dhe Corriere dello Sport.

Nuk ka asnje vere qe te kaloje pa nje interist qe kalon ne skuadren tjeter te Milanos. Kete vit i takon Matias Silvestres qe ne Forte dei Marmi ka takuar administratorin e deleguar te Milanit, Adriano Galliani, i cili eshte i detyruar te marre nje mbrojtes pas demtimit te Boneres. Me pas, Galliani ka telefonuar edhe Massimo Morattin. Dhe Gazzetta dello Sport ne faqe te pare thote: “Silvestre, SOS Milan, Bonera knock out, eshte marre zikaltri. Gjendet marreveshja me mbrojtesin e Interit (pergenjeshtrohet shkembimi me Nocerinon). Po punohet per huazim“.

Gazzetta flet edhe per merkaton, dhe kryesisht per Radja Nainggolan, prej muajsh i lidhur me Interin. Sipas saj, tani ka edhe nje konkurrent tjeter (me pare ishte Roma) ne rrugen qe te shpie tek lojtari i Cagliarit: Fiorentina. Titulli qe lexohet ne faqe te pare te gazetes eshte ky: “Nainggolan dhe Agazzi objektiva te Fiorentines. Portieri eshte nje hap larg dhe ka nisur sulmi per mesfushorin belg: gati 10 milion euro cash.

Shume interesante Corriere dello Sport. “Ne te shkuaren kemi patur ferkime, por kemi patur gjithmone respekt per njeri tjetrin.” – keshtu ka thene Mazzarri ne konferencen e tij te pare si zikalter. Fliste per Mourinhon, armikun e tij te betuar kur ulej ne pankinen e Interit. Kishte edhe shume fjale mes tyre. Por tekniku aktual interist i kishte ulur zerat. Me pas ka ardhur nje urim fati nga ana e portugezit per italianin. Tani te dy do te perballen ne fushe. Ne miqesore, gjate Guinnes Cup. Do te luhet ne daten 2 gusht, ne oren 2 te mengjesit shqiptare: Mou kunder Mazzarrit. Blute kunder zikalterve. Dhe per kete ndeshje, tekniku interist ka bere nje interviste ekskluzive per Corriere dello Sport. Titulli ne faqe te pare eshte: “Mazzarri: ‘Chelsea eshte nje provim i rendesishem.’

Gjithashtu, tek Corriere flitet edhe per merkaton dhe kryesisht per perforcimin ne krah te djathte. Emrat qe qarkullojne jane shume dhe te ndryshem, prej Isla tek Wallace. Por sipas Corriere dello Sport ne faqe te pare, pista me e ndjekshme eshte ajo qe te shpie ne France, tek Paris Saint Germain ku luan Van der Wiel. Do te ishte ai lojtari me i pershtatshem per te zbritur ne Milano ne kete sesion merkatoje. Gjithashtu, flitet edhe per Silvestre me titullinL “Ideja Silvestre per Milanin“.

Si gjithmone, inter.al do ju sjelle artikujt e plote ne oret e para te mengjesit, te gjithe ne gjuhen shqipe.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.