Titujt e gazetave kryesore sportive | 11 Korrik 2013
Te dyja gazetat kryesore sportive, Gazzetta dello Sport dhe Corriere dello Sport i kushtojne nje pjese te rendesishme Interit, kryesisht fillimit te pregatitjes verore dhe merkatos.
Gazzetta dello Sport tregon per diten e pare te stervitjes ne Pinzolo dhe raporton se Mazzarri ka lene te kuptohet se do te kete vend vetem per pune. “Tani do ju shtrydh” – titullon Gazzetta ne faqe te pare. Dhe gjithashtu jepen dy fraza te trainerit: “Gjeneral Mazzarri urdheron menjehere intensitet dhe shpejtesi dhe lojtareve u thote: ‘Kurre nuk largohemi nga fusha nje minute me pare‘ Kurse tifozeve u pergjigjet: “Scudetto? Arrijme, arrijme...‘”
Ndersa Corriere dello Sport ja dedikon faqen e pare tratatives Isla-Inter, me takimin mes Interit dhe Juventus qe pritet ne oret e ardhshme. Drejtuesit zikalter duan t’ja dhurojne Mazzarrit lojtarin e krahut te djathte, pranda Corriere titullon: “Ne ndjekje te anesorit kilen, Interi rrit oferten per Isla” Pra, mund te kete te reja shume shpejt mbi te ardhmen e lojtarit ne bashkepronesi mes Udinese dhe Juventus.
Si gjithmone, vizitoni inter.al ne oret e para te mengjesit pas daljes te gazetave ne shitje, per te gjetur te gjithe artikujt ne lidhje me Interin ne gjuhen shqipe.