Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 27, 2020

Scroll to top

Top

646 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

TMW – “Inter, ndryshon gjithcka? Marotta po tenton nje goditje te madhe per sezonin 2021.”

TMW – “Inter, ndryshon gjithcka? Marotta po tenton nje goditje te madhe per sezonin 2021.”
Inter Club Staff

Inter me sa duket, nuk e ka ngritur ende flamurin e bardhe per shqiptarin e Verones, Marash Kumbulla.

Sipas asaj qe tregohet nga TMW, ne fakt, ne oret e fundit, gjate bisedimeve per shtyrjen e huazimit te Dimarcos te Verona, Marotta dhe Ausilio kane kerkuar perseri italo-shqiptarin.

Keshtu, Interi nuk eshte dorezuar plotesisht per te, por pret momentin e duhur per ta mbyllur kete operacion.

Kerkesa e klubit veronez eshte shume e larte ne kete moment sepse ata kane percaktuar 30 milione euro shifren e largimit.

Normalisht, Interi e konsideron kete shifer si shume te larte dhe ne kete moment, askush nuk mund ti paguaje dot keto para per lojtarin.

Po Kumbulla vete, cfare ideje ka per te ardhmen? Ideja e tij, eshte shume e qarte: deshiron te beje nje hap te sigurt drejt se ardhmes.

Nje hap te sigurt qe deshiron ta beje edhe Interi, qe ne oret e fundit po mendon qe blerja e Kumbulles do te ishte dicka qe mund ti sherbeje zikalterve me shume ne sezonin tjeter se sa ne kete sezon.

Keshtu, ideja e Marottes tani eshte qe lojtari te bllokohet dhe te qendroje nje sezon te Verona per tu transferuar ne Milano ne veren e 2021.

Deri me tani, tek Verona ka ardhur vetem nje oferte zyrtare nga Liepzig ne Gjermani, por kjo oferte duke qene se ka qene vetem 20 milione euro, eshte refuzuar menjehere. Gjithesesi lajmi ne kete mes eshte se Interi mbetet e interesuar per Kumbulla, mund te jete pikerisht ai goditja e madhe e 2021.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.