Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

565 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

TMW publikon lajmin e pabesueshem: “Gati nje shkembim Inter-Atalanta per Eriksen? Mund te behet duke…”

TMW publikon lajmin e pabesueshem: “Gati nje shkembim Inter-Atalanta per Eriksen? Mund te behet duke…”
Inter Club Staff

Per momentin Interi nuk ka marre ende asnje oferte zyrtare apo konkrete per Christian Eriksen.

Keshtu, Interi dhe Antonio Conte po mendojne seriozisht qe te integrojne plotesisht lojtarin e kjo gje eshte pare edhe me rolin e tij te ri ndaj Fiorentines diten e merkure.

Ai ka luajtur perpara mbrojtes, si asnjehere me pare tek Interi, dhe pergjigjet kane qene te ndryshme ne minuta te ndryshme te lojes.

Por ne merkato kurre mos thuaj kurre. Ashtu si tregon edhe Sky Sport ne keto minuta, ne fakt, shume ndermjetesues jane ne pune per te gjetur nej sistemim per danezin, qe gjithesesi nuk eshte nje lojtar qendror per Interin.

Ne kete sens, ditet e fundit te merkatos se janarit pritet te jene te rendesishme duke pare se ndonje piste mund te realizohet.

Kete gje e ka treguar sot Tuttomercatoweb e cila ka hedhur ne valle edhe hipotezen e pabesueshme te nje shkembimi Inter-Atalanta, ku Eriksen do te shkonte ne Bergamo.

“Ja te vjen edhe ideja qe po punohet pa shume zhurme: nje shkembim huazimesh per vetem gjashte muaj.”

“Eriksen do te shkonte ne Bergamo te Atalanta dhe te Conte do te vinte nje si Papu Gomez, per te ndihmuar Interin ne luften per Serie .”

“Me pas, ne vere do te negociohet cdo gje e lojtaret edhe mund te kthehen ne skuadrat respektive, ne nje vere ku edhe gjerat pritet te jene me te qeta.”

“Ky nuk eshte nje skenar i thjeshte, normalisht, por eshte nje skenar qe mund te marre jete ne javet ne vazhdim nese Eriksen do te vazhdoje te mos marre asnje oferte tjeter dhe Atalanta gjithashtu per Gomez.”

“Interi po studion te gjitha mundesite per te arritur tek Papu, por pa bere asnje shpenzim te cmendur per te sepse nuk jane te lejuara.”

“Nderkohe Atalanta nje si Eriksen do e priste me krahe hapur, e normalisht me disa kushte te caktuara per sa i perket rroges.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.