
TMW zbulon: “Atletico Madrid ka refuzuar oferten e Interit per Thomas: Marotta kishte ofruar ne kembim nje lojtar zikalter.”
Eshte kohe merkatoje dhe ne nje kohe merkatoje, mund te ndodhe gjithcka ne cdo moment.
E sidomos ne nje merkato ku skuadrat po tentojne te jene sa me shume kreative duke shkembyer edhe lojtaret ne mungese te parave.
Me sa duket, sipas asaj qe tregon TuttoMercatoWeb, klubi zikalter ka tentuar qe te beje nje shkembim ditet e kaluara.
Gjithcka ka te beje me Thomas Partey, lojtari i Atletico Madrid per te cilin Interi ka bere nje prove nese mund ta afroje ne Milano.
“Me sa duket Marotta ka tentuar qe te afroje mesfushorin fizik te Atletico Madrid ne Milano por gjithcka ka deshtuar.”
“Zikalterit i kane ofruar klubit te Simeones ne kembim kartonin e Marcelo Brozovic por pergjigja nuk ka qene aspak pozitive.”
“Colchoneros nuk deshirojne ne radhe te pare te heqin dore nga lojtari ganez i lindur ne 1993 dhe nuk kane shprehur as interes per Brozovic.”
“Ne kete moment. Atletico i ka treguar Interit se nese deshirojne Partey, duhet te paguajne 50 milione euro, shifer kjo e parashikuar edhe ne klauzolen e tij te largimit.”