Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

484 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Toldo: “Lojtaret duhet te kuptojne se cfare do te thote te luash per Interin. Une refuzova Barcen kur…”

Toldo: “Lojtaret duhet te kuptojne se cfare do te thote te luash per Interin. Une refuzova Barcen kur…”
Inter Club Staff

“Nga Javier Zanetti deri tek ai qe ka veshur vetem nje here bluzen zikalter. Mes nesh ka gjithmone shume te qeshura, respekt dhe nuk mungojne kurre shakate. Por ne fushe ama duam te fitojme gjithmone. Zanetti pretendon gjithmone fashen e kapitenit. Me i vjetri i grupit? Evaristo Beccalosi. Nje nate u prezantua ne fushe me shall sepse kishte ftohte.”

Keshtu per Corriere della Sera, Francesco Toldo  flet per projektin Inter Forever por jo vetem sepse sot ne Milano do te sfidohen dy skuadrat e tij, zikalterit dhe Fiorentinen.

Ish-numri 1 zikalter do te marre sot nje cmim nga Zanetti dhe Antognoni perpara ndeshjes.

Cilat jane objektivat e projektit tuaj?

“Inter Forever prezanton emrin e klubit dhe historine ne te gjithe boten. Do te bejme shume aktivitete: qe tek ato humanitare e deri tek ato sociale. Miqesore ne te gjithe boten duke u perballur me ish-lojtaret e Chelseas, Barcelones, Bayern dhe Real Madrid. Do te shkojme te luajme si miq por do te presim edhe ndeshje ne Meazza. Do te luajne lojtare qe kane bere historine e Interit.”

Nje mendim per Handanovic?

“Shpesh here i mban ndeshjet ne kembe: ne vitet e kaluara na ka shpetuar shume here duke bere pritje te mrekullueshme dhe si nje interist i vertete ka qene i pari gjithmone qe ta pranoje momentin e keq.”

Ku mund te arrije ky Inter ne kete sezon?

“Kualiteti eshte, lojtaret duhet e kuptojne se cfare do te thote te veshesh kete fanelle. Duhet te ndjekin mentalitetin e Spallettit. Vetem keshtu do te vijne rezultate te rendesishme.”

Jemi tek sezoni 2001: vjen telefonata e Interit. Mendimi yt i pare eshte per…

“Mendimi im i pare ishte: do shkoj dhe do luftoj. Mendoni, me donte Barcelona por i refuzova. Per Interin. Ne ate kohe Interi ishte plot me kampione dhe deshira ime ishte deri tek yjet. Doja te jepja cdo gje nga vetja ime. Ne Appiano, ne ndeshje, per shoket. Shkoi per mrekulli.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.