Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

396 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Toldo, penalltite e 2000 dhe nje ‘magjistar’ qe kishte prashikuar gjithcka

Toldo, penalltite e 2000 dhe nje ‘magjistar’ qe kishte prashikuar gjithcka
Bujar Berishaj

“Para se te vinin Krishtlindjet e 1999, gjate nje mbremje ne darke me gruan time dhe tjere miq te perbashket u njoha me Alberton”.

Nis keshtu ky rrefim interesant i Francesco Toldos per Alberto Ferrarinin, motivatorin e tij.

“Gjate mbremjes ai filloi te analizonte daten time te lindjes dhe numra tjere, pastaj me tha: ‘Ne vitin 2000 do te besh gjera te rendesishme. Dhe do te luash titullar ne Europian. Une dola i elektrizuar nga restauranti”, tregon Toldo.

“Ne muajt ne vazhdim e therrisja shpesh Alberton, me jepte qetesi edhe pse isha skeptik per parashikimin e tij. Madje vum bast me nje kafe qe parashikimi i tij nuk do te dilte” shton ish-portieri zikalter.

Pastaj selektori Dino Zoff ben zgjedhjet e tij, numri 1 shkon te Buffon dhe Toldo merr numrin 12, ate te portierit te dyte. Francesco telefonon Alberton qe i thote: ‘E cuditshme, duhej te te perkiste ty’. Pastaj Buffon lendohet, Toldo humbet ate kafen por per te ishte basti i humbur me i bukur. Toldo takon Alberton per kafene dhe ky i fundit i thote: “Shiko se nuk perfundon ketu, do te jete nje dite ne te cilen te gjithe do te flasin per ty. Do te jete keshtu, do te therras kur te jete momenti”.

Mengjesi i 29 qershorit, ne kampin italian do te mbahet takimi i zakonshem teknik para ndeshjes me Holanden… dhe ja Alberto qe therret Toldon: “Francesco, kjo eshte dita!”.

“Alberto, nuk mund te flas tani, ciao”, por Alberto insiston: “Me degjo sepse sot eshte dita. Numrat nuk genjejne”. Toldo e pyet se cfare mund te jete dhe Alberto i pergjigjet qe ai eshte nje portier, keshtu do te kete penallti, por i kerkon te jete i qete, te besoj te instinkti i tij. “Eshte dita jote Francesco…”.

29 qershori ishte dita e Itali-Holande. Francesco Toldo pret tre penallti. Dhe kur Stam humb penalltine duke gjuajtur larte Toldo ngrihet dhe buzeqesh. Shikon drejt qiellit dhe therret emrin e Albertos. Tani e dime pse.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags