Toldo per FCIN: “Lazio-Inter? Mos t’ju degjoj te flisni per finale. Kjo sepse…”
Nder lojtaret qe po luajne ne keto caste ne Stamfort Bridge per sfiden e legjendave, Chelsea Legends dhe Inter Forever, eshte dhe Francesco Toldo.
Ai ka folur sot per mikrofonat e FcInterNews.it, ku ka thene:
“Ndeshje shume e bukur sot, fitimet shkojne per bamiresi.”
“Jane mbledhur qe tani 750 mije sterlina, sa bukur. Pastaj te dielen do te kemi nje tjeter ndeshje me Norwich edhe ne kete rast do te ndihmojme ne ndertimin e nje qendre sociale lokale.”
“Jemi shume krenar te kontribuojme me prezencen tone dhe jam i lumtur se si shume legjenda zikalter i jane pergjigjur pozitivisht thirrjes. Do te bejme nje ndeshje te bukur sot dhe do te lartesojme ngjyrat zikalter.”
“Jane shume lojtare te vjeter sot, por edhe te Tripletes. Ne total jemi 20 lojtare dhe mister Riccardo Ferri eshte pak i shqetesuar per formacionin se forma fizike e shumices nuk eshte shume e mire (qesh). Aspekti i pare nuk eshte rezultati por te duam njeri-tjetrin dhe te kenaqemi.”
Ai me pas ka folur edhe per ndeshjen e Interit te dielen ndaj Lazios ku nuk i ka pelqyer fjalet e gazetarit.
Ja fjalet e Toldos pas pyetjes se Interin e pret nje finale te dielen ne Olimpico per tu kualifikuar ne Champions Leaguen e ardhshme:
“Do ta shohim te gjithe ketu, do te bejme tifozllik nga televizori. Shpresoj shume qe djemte te arrijne objektivin.”
“Nje finale? Do doja mos t’ju degjoja te flisni per finale. Finalet jane te tjera, jo ndeshja me Lazion. Shpresoj qe ta fitojme kete ndeshje sepse eshte e rendesishme per vendin e katert dhe jemi te gjithe te bashkuar per ta bere.”