Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

953 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tonali-Inter, fiton Marotta: lojtari do vije tek Interi, ja shifrat finale!

Inter Club Staff

Sapo te mbaroje Europa League, Interi do te jete gati qe te mbylle blerjen e saj te trete per sa i perket veres 2020.

Pas Hakimit, konfirmimit te Sanchez, zikalterit jane shume afer mbylljes se marreveshjes edhe per Sandro Tonalin.

Kjo gje lexohet te Corriere dello Sport, e cila shkruan: “Vlen me shume se sa nje premtim: Tonali ka zgjedhur Interin dhe ka kerkuar nga agjenti i tij Bozzo qe te mbylle marreveshjen sa me shpejt me Marotten.”

“Eshte me pushime, por ka arritur ne perfundimin se Interi eshte me e mira e mundshme ne kete moment per te. Edhe me shume se Milani dhe Juventusi.”

“Ai po ndjek me kujdes skuadren e tij te re edhe ne Europa League dhe mezi po pret qe te mbyllet marreveshja me Brescian.”

Shume klube e kane kerkuar, por kjo nuk i ka frikesuar aspak zikalterit: “Interi nuk eshte e shqetesuar aspak nga ndonje prapaskene.”

“Rreziku i futjes ne gare te Juventusit, Milanit apo Paris Saint Germain nuk i frikeson aspak zikalterit nga Milano.”

“Tonali e ka shprehur qarte dhe fort preferencen e tij: dua te punoj me Conten, tek Interi. Imagjinon nje te ardhme zikalter.”

“Eshte i bindur qe Milano eshte zgjedhja idele per te dhe per te ardhmen e tij ne futboll.”

Nderkohe, dalin ne pah edhe disa detaje per marrreveshjen. Corriere dello Sport shpjegon: “Kontrata e lojtarit do te jete plot pese vite, deri ne 2025.”

“Ai do te marre nje rroge prej tre milione e gjysem eurosh ne sezon bashke me bonuse.”

“Interi nga ana e saj eshte e bindur se e ka ne dore Tonalin.”

“Oferta per Cellinon eshte gati dhe flitet se Marotta eshte dakordesuar me te: 10 milione euro direkt dhe 25 milione euro te tjera ne veren e 2021.”

“Do te jete nje huazim me detyrim blerje: kjo eshte formula e studiuar nga Marotta qe te kujton jo pak ate te Barella.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.