Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,523 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Toni: “Skudeto i humbur kundër Mout, cfarë pendimi”.

Toni: “Skudeto i humbur kundër Mout, cfarë pendimi”.
Rinor Sopaj

Luca Toni, sulmuesi i Hellas Verona, sot u ballafaqua me të kaluarën e tij, në Romë. Ish-lojtari i Romës, kampion bote me Italinë pati rrezikuar triumfin e Interit të Jose Mourinhos në Serie A, por pastaj ndodhi humbja kundër Sampdorias:

Kam thënë gjithmonë se ai moment ishte më i rëndi në karrierën time – e tregon historinë e tij për Corriere dello Sport -, ishin gjashtë muaj të bukur, unë arrita në Janar kur ishim të pestët në klasifikim dhe me një ngritje të madhe, me fitoren në derbi që e kujtoj edhe sot, dolëm përpara Interit. Me të vërtet mungonte vetëm pak, do ta kujtoj gjithmonë atë natë, atë ndeshje kundër Sampdorias po fitonim 1-0 dhe pastaj e humbëm 2-1, e pabesueshme. Ata gjashtë muaj ishin shumë të mirë dhe ai obiektiv i cili nuk u përmbush do të jetë gjithmonë dicka speciale pasi po ta arrinim, do të futeshim në historinë e një klubi të madh sic është Roma”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.