Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

432 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

TOP dhe FLOP: “Ja tre lojtaret me te mire te ndeshjes! Nderkohe lojtari me i dobet ka marre noten…”

TOP dhe FLOP: “Ja tre lojtaret me te mire te ndeshjes! Nderkohe lojtari me i dobet ka marre noten…”
Inter Club Staff

Nje Inter per noten 7 – sipas La Gazzetta dello Sport – ajo qe i ka shenuar kater gola Beneventos diten e djeshme duke mbajtur hapin e Milan dhe Juventus.

Per te perditshmen italiane, me i miri i ndeshjes ka qene Nicolo Barella, me nje prove per noten 7 (e padiskutueshme).

“Me i miri ne fushe ka qene pikerisht Barella qe i mban xhirot e motorit shume te larta deri ne momentin qe skuadra nuk eshte ne veshtiresi.”

“Ka arritur nje maturitet te pabesueshem dhe nje siguri te tille qe ne fushen e lojes mund te bej cdo lloj gjeje.”

“Eshte asi ne te djathte qe ka Interi bashke me Hakimin: te dy ata jane nje arme vdekjeprurese, per cdo skuader, jo vetem per Beneventon.”

Nderkohe, sipas La Gazzetta dello Sport, nuk ka asnje note te keqe ne skuadren e Interit, por me i dobti ne fushen e lojes ka qene Perisic.

Ivan meriton noten 6 me motivacionin: “Koken poshte dhe vrapi i zakonshem, por Depaoli e mban mire ne krahun e tij.”

Christian Eriksen

“Ne fillim pikerisht ai e humbet topin qe u nis drejt Lapadules qe u rrezua ne kontaktin me Ranocchian ne limitet e zones. ”

“Nderkohe, pati nje rritje te rendesishme ne pjesen e dyte, atehere kur Interi projektoi edhe fitoren e thelle.”

Ne prove per noten 7 edhe ajo e Christian Eriksen: “Eshte ai qe provokon avantazhin dhe kap edhe nje traverse.”

“I jep Hakimit nje top qe Contes me siguri do i kete kujtuar Pirlon dhe topat e tij per Lichsteiner disa vite me pare.”

“Duket futbolli i bukur nga ai, edhe pse u avantazhua shume nga liria e madhe e veprimit qe kishte diten e djeshme ne fushe.”

Nderkohe, per dyshen Lukaku-Lautaro gjithashtu nje note shtate. “Belgu eshte nje siguri, edhe pse dje nuk kishte nje nga ndeshjet e tij me te mira, e mbyll me nje dopiete e le keshtu prapa Ibren ne klasifikimin e golashenuesve.”

“Nderkohe, Toro, dje ka ndertuar shume por mezi arriti te finalizoje. Ne pjesen e pare ishte shume aktiv por shume i pasakte perpara portes.”

“Ka shume deshire, duket ne cdo levizje. Ka deshire per te festuar madje edhe rinovimin qe eshte pothuajse i mbyllur: goli ishte i merituar.”

“Nderkohe rekuperimi i topave ne sulm eshte nje marke e ruajtur nga te drejtat e autorit prej tij.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.