Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,793 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

TOP dhe FLOP te Sampdoria-Inter 0-4

TOP dhe FLOP te Sampdoria-Inter 0-4
Inter Club Staff

Heret ose vone duhet te ndodhte, dhe ajo qe eshte luajtur deri me sot neper rrjete sociale, me ne fund zbriti ne terrenin e lojes.

Ishte Marassi vendi i betejes se ferrit, me tifozet dorian qe mbronin nderin e Maxi Lopez. Maurito nga ana e tij, provonte qe te ulte pak tensionin e luftes duke i dhene doren atij qe dikur ka qene miku i tij, por Maxi as nuk denjoi qe te hidhte nje veshtrim: Dhe ne ate moment rreth e rrotull vetem ofendime dhe vershellima per Mauron, i cili me qetesi, me buzeqeshje, i mirpret ato, dhe si nje killer i vertete ua mbyll te gjitheve gojen menjeher me gol: Ndalon poshte tifozeve ultras te Sampit, ve doren tek veshi e thote: “Ulerisni pak me fort, sepse nuk po ju degjoj dot…”. Sa per kronike, Interi fitoi 4-0, nje ndeshje e dominuar nga zikalterit, vecanerisht ne pjesen e dyte, sepse ne te paren u deshen edhe disa mrekulli te Handanovic.

TOP

Handanovic – Nje prezantim gjigand i Sllovenit. Neutralizon Maxi Lopez ne penallti, ruan perqendrimin dhe qetesine ne cdo moment, e nuk lejon topin te preke rrjeten. Deciziv, nje SuperMan i verete.

Icardi – Luan kunder gjithe stadiumit. Shenon dy gola – njeri asist magjik nga Palacio – dhe i hedh benzie zjarrit qe ne fillim te ndeshjes duke festuar poshte tifozeve ultras te Sampdorias. Ujk i zones se rreptesise, pothuajse shfrytezon cdo rast qe i del perpara: Dopieta e dyte radhazi dhe tete gola ne total. Ulerisni me fort.

Kovacic – Mazzarrit i duhen 33 ndeshje, por tashme duket qarte qe Mateo duhet te luaje me vazhdimesi. Gjithmone me koken lart, nuk bie kurre poshte e nuk hedh ne kosh asnje top. Pasimin e jep gjithmone ne kohe. Klasi nuk eshte uje.

FLOP

Ranocchia – I sapo grumbulluar nga Kombetarja, ben nje ndeshje poshte standarteve duke e krahasuar me ndeshjet e fundit. E nis mire, por pasaj gabon ne menyre kolosale tek penalltia, edhe pse u shpetua nga Handanovic.

Eder – Ne harkun e nje minuti prish tere mbasditen e Sampdorias. Mer nje karton te verdhe per nje simulim ne hyrje te zones, e me pas ve duart ne fytyren e Handanovic i cili po e largonte. Jepini nje valium djaloshit.

Hernanes – Nje copez me poshte se zakonisht. Duket si pak jashte loje, nuk ndihmon shume sulmin dhe nuk mer iniciativa si zakonisht. Ben disa faulle te panevojshem. Natyrisht eshte i pazevendesueshem me aftesite e tij teknike, por fizikisht nuk duket sikur eshte mire.

Interi rikthehet tek fitorja pas 3 pikeve te mbledhura ne kater ndeshjet e fundit me 1 humbje dhe 3 barazime. Handanovic zhduk fantazmat e nje kthimi rezultati te mundshem nga Sampdoria, e Icardi, Palacio dhe Samuel largojne friken dhe polemikat. Ne sulm fitojne te gjithe, por mbrapa dikush eshte me i ngadalte: Te vazhdojme perpara.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.