Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

581 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Topi i Arte Zikalter | Inter – Juve 1-1

Topi i Arte Zikalter | Inter – Juve 1-1
Inter Club Staff

Mirsevini ne rubriken e perjavshme Topi i Arte zikalter, edhe pse me pak vonese (per shkak te udhetimit ne Milano per Inter-Juventus nuk munda dot ta beja me shpejt kete rubrike). Ndeshjen e fundit vendosem qe me te miret e ndeshjes do te zgjidheshin nga ju, por meqe jemi me vonese, me te miret edhe kete jave do te zgjidhen nga ne, per tju lene ju radhen nga Fiorentina dhe mbrapa. Shpresoj se nuk do te merziteni, dhe premtoj qe do te fillojme kete sistem te ri qe javen qe vjen. Klasifikimi eshte shume i thjeshte, vlersohen 3 lojtaret me te mire: 5 pike i pari, 3 pike i dyti dhe 1 pike i treti. Le te fillojme me kronologjine e ngjarjeve dhe klasifikimin.

Interi ndalet nga Juventusi 1-1 ne San Siro. Them ndalet Interi sepse ishin zikalterit qe dominuan lojen, si dhe nga rrjedha e ngjarjeve ne super ndeshjen e kesaj jave ne Serie A. Ishte Interi qe kaloi e para ne avantazh dhe me pas pesoi nje gol ne momentet e entuziazmit.

Alvarez 5 pike – Kur shikon topin ne kembet e tij eshte nje panorame e bukur. Eshte i kudondodhur ne fazen sulmuese dhe ndihmon shoket, pastaj i vjedh topin Chiellinit me grinten e nje mediano dhe i jep topin Icardit per gol. Nese do te vazhdoje keshtu, mund ta themi me plot gojen se nje yll i ri po shkelqen ne Serie A. Shum shpejt mund te behet i madh.

Campagnaro 3 pike – I gatshem dhe duhet te shpetoje porten nga rreziku Vucinic ne surprize, i vetem perballe Handanovic. Orsato i tregon te verdhen ne faullin e pare por ai eshte akoma me i vendosur dhe vazhdon te beje nderhyrje te sakta. Nje nder lojtaret me te mire deri me tani i ketij Interi. Blerje e goditur nga Branca & Co. Tifozet qe nuk ishin dakord me blerjen e tij duhet te kafshojne gjuhen per ato qe kan thene (nese se kane kafshuar akoma). Nje bishe e vertete ne mbrojtje, dhe nje idhull i ri ne Meazza.

Icardi 4 pike – U pa me skepticizem ne fillim, por sa here eshte futur ne fushe me fanellen zikalter edhe pse gjithmone si zevendesues e ka treguar cilesine e tij si nje sulmues goli. Ka nje nuhatje te shkelqyer. Topin e pare qe prek e con mbrapa shpatullave te Buffon. Vrasesi i Juventusit kthehet per te goditur serish, hera pare me bluzen e Interit). Eshte nje nga bastet e Interit, por ne te njejten kohe nje realitet i bukur.

Ky eshte dhe klasifikimi i Topit te Arte zikalter pas tre javeve te para te Serie A:

1) Alvarez 13 pike

2) Jonathan 6 pike.

3) Campagnaro 6 pike

4) Icardi 1 pike

5) Palacio 1 pike.

Mos harroni, qe te dielen frenat e lojes i merni ju ne dore… 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.