Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,140 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Torino-Inter 0-0 | Notat e lojtareve

Torino-Inter 0-0 | Notat e lojtareve
Inter Club Staff

Interi barazon me Torinon 0-0 ne ndeshjen e pare te Serie A. Nje ndeshje e mbushur plot me gabime nga arbitri kryesor i ndeshjes dhe e vaket me raste. Notat e lojtareve jane si me poshte:

HANDANOVIC 7 – Me perjashtim te ndonje rasti nga ndonje kros ku dilte te spastronte zonen, nuk kishte shume pune sot. Por penalltia e pritur ndaj Larrondos ne pjesen e pare vlen sa per nje gol te cilin shoket e skuadres nuk arriten ta shenonin. E mer punen aty ku e kishte lene: Deciziv.

RANOCCHIA 6 – Vuan shume shpejtesine e Quagliarella dhe te El Kaddouri, te cilet kane nje hap tjeter ne krahasim me te. Por nuk dorezohet. Kishte dhe nje rast per te shenuar por nuk e uli sakte ne porte ne pjesen e pare.

VIDIC 6 – E shikon direkt me syte e tij se cfare trajtimi ka Interi nga arbitrat Italian: Kontakti me Quagliarellen me fjale te tjera nuk eshte por per Doverin eshte penallti. Larrondo eshte shume i thjeshte per te. Arbitri ne fund te ndeshjes e perjashton me karton te kuq per nje duartrokitje pa te keqe, por qe arbitri e kupton sikur e kishte me te. Cmenduri.

JUAN JESUS 6,5 – Eshte me efikasi nga mbrojtesit, perdor fizikun per te vene jashte loje Larrondon. Nga anet e tij lojtaret e Torinos nuk tentojne shume here e kjo gje sepse ai diti shume mire qe me shpejtesi te mbylle shume hapsira dhe te rekuperoje goxha topa.

JONATHAN 6 – Tenton te dribloje gjithmone Darmian dhe fiton shume korne. Tenton por nuk lidhet mire me shoket. Me pas lojtaret e Torinos fillojne sulmojne ne krah me dy lojtare dhe i komplikojne pak jeten. Ne zonen e tij le ndonje vrime ku nisin disa sulme te rrezikshme. (Nga minuta e 84 Nagatomo pa vote).

M’VILA 5 – Nje hap prapa, sidomos fizik. Prezenca e tij ne fushe u pa me raste, nuk ofroi ide ne manover dhe nuk gjendet gjithmone ne pozicionin e tij kur Toro nis aksionet. Pak i lodhur. (Nga minuta 56′ OSVALDO – 6 – Ne topin e pare qe prek i ngrin gjakun portierit te Torinos Padelli. Loja ne ajer e Interit ne zonen kundershtare rritet ndjeshem me hyrjen e tij ne fushe.)

MEDEL 6 – Prezenca e tij vihet re sidomos ne pjesen e dyte kur Mazzarri heq M’Vila dhe fut Osvaldon. Ne kete rast ku Interi po sulmonte me shume u duken aftesite e tij. Doveri i kursen nje karton te verdhe ndersa Gazzi i mohon golin ne debutimin e tij me Interin.

DODO 5,5 – Provon gjithmone te markoj kundershtarin, por disa here shkon me perpara si zakonisht. Tenton te centralizoj dhe rinis krosimet qe mund t’i shprendaj ne zone para se te provoj driblimin (nga minuta e 80′ D’Ambrosio pa note)

HERNANES 5,5 – Nuk gjen kurre pozicionin e duhur, navigon ne qendren e djathte dhe ka tendence per te centralizuar, pa goditjet qe priteshit prej tij. Nuk sheh me kohe Icardin qe i vetem reklamon topin e avantazhit. Goditja e tij me indicioze vihet ne korner nga Padelli.

KOVACIC 5,5 – Shihet here pas here, sidomos ne pjesen e dyte. Mbrojtja e vendosur e Torinos ngadaleson pershpejtimet e tij. Kur con koken larte, gjindet mes shume lojtarve dhe nuk mund te jap asgje.

ICARDI 5,5 – Deri ne 56′ kur futet Osvaldo vuan nga vetmia. Leviz por merr pak topa dhe jo te gatshem per tu luajtur. Si sulmues i dyte lirohet nga agresioni i tre mbrojtesve qendror, por performanca e tij nuk bind.

TORINO –  Padelli 6,5, Bovo 6,5, Glik 6,5, Moretti 6,5, Maksimovic 6,5 (nga 71′ Molinaro 6), Nocerino 6, Gazzi 7, El Kaddouri 5,5 (nga 55′ Sanchez-Mino 6,5), Darmian 6,5, Quagliarella 6,5, Larrondo 5. All. Ventura 6,5.

ARBITER: DOVERI 5 – I jep nje penallti Torinos qe thjesht nuk ekziston dhe duhet ta falendroj Handanovicin qe nuk ka ndikuar ne ndeshje. Menaxhon disa kartona te verdhe te kontestueshem, habit edhe me largimin me te kuq nga loja te Vidic qe nuk ka dashur te ia kushtoj atij ate duartrokitje. Keq.

ASISTENT: Giallatini 5,5, Dobosz 6

ASiSTENTET TEK PORTA: Giacomelli 5, Fabbri 6

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.