Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,213 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tottenham i kthen pergjigje Interit: “Ky eshte cmimi qe duhet te paguani per Dembele”. Tani zikalterit…

Tottenham i kthen pergjigje Interit: “Ky eshte cmimi qe duhet te paguani per Dembele”. Tani zikalterit…
Inter Club Staff

Tottenham duket se i ka kthyer pergjigje Interit per kerkesat dhe kushtet e saj per Dembele. 

Kete gje e shkruan sot Corriere dello Sport ne faqet e saj:

“Mousa Dembele i ka treguar kushtet e tij Tottenham dhe Tottenham te sajat, Interit. Duket se skuadrat do te perballen me njera-tjetren per te ardhmen e belgut.”

“Ai eshte ne vitin e tij te fundit te kontrates tek Spurs dhe i ka kerkuar prej muajsht klubit te Daniel Levy nje kontrate deri ne 2022 me te njejtat shifra si marreveshja aktuale, me 4,5 milione euro ne sezon.”

“Por duke qene se deri me tani atij nuk i eshte plotesuar deshira, ka nisur te beje presion tek drejtuesit e Tottenham per tu shitur.”

“Rezultatet? Pak, sepse anglezet nuk kane deshire ne kete moment qe ta dhurojne tek bleresi i pare kartonin e tij.”

“Perkundrazi… Skuadra londineze i ka kthyer nje pergjigje Interit pas takimit me drejtuesit zikalter Ausilio dhe Gardini ne Londer duke i treguar kushtet dhe cmimin qe kane vendosur per lojtarin.”

“Bazat per te cuar perpara nje tratative te shendetshme jane dhe deshira e lojtarit per te veshur fanellen e Interit mund te prevaloje duke qene se Interi eshte hipoteza me konkrete, po jo cdo gje eshte kaq e thjeshte sa ne pamje te pare.”

Corriere dello Sport vazhdon me tej:

“Ky investim, duke hequr menjane rrogen e  tij, nuk do te ishte shume i lire per Interin qe kerkon 30 vjecarin Belg si mesfushorin per te vene perkrah Brozos.”

“Interi eshte e bindur se mund ta mbylle me sukses kete tratative duke pare deshiren e lojtarit dhe kontaten e tij ne skadence ne 2019, por Tottenham sikur e ka ftohur pak situaten me kerkeses e saj.”

“Ata mesohet se i kane thene Interit: Nuk duam te bejme ulje dhe cmimi i Dembele eshte 30 milione euro.”

“Per momentin, bisedimet kane ngecur ketu ne pritje te zhvillimeve te reja. Nese Pochettino do te shkoje tek Real, shanset e largimit jane edhe me te larta por te mos harrojme as klubet kineze qe deshirojne ta mbulojne me para. Ne kete pike, ai qe mund te beje diferencen mund te jete pikerisht Dembele qe do te zgjidhte vete te ardhmen e tij.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.