Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

779 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tottenham-Inter, TOP dhe FLOP – Sensi shkelqen, Perisic shqeteson!

Tottenham-Inter, TOP dhe FLOP – Sensi shkelqen, Perisic shqeteson!
Inter Club Staff

Nje Inter shume i mire e mbyll eksperiencen e saj ne International Champions Cup me nje fitore me penallti ndaj Tottenham.

Ne kohen e rregullt te ndeshjes ajo mbaroi 1-1 me golin e Lucas Moura dhe te Sensit. Me pas me penallti Handanovic priti dy penallti ndersa nga Interi e humbi ate vetem Puscas.

Nderkohe, keto jane TOP dhe FLOP te miqesores se sotme: 

LOJTARET TOP: 

STEFANO SENSI – Luan me eksperiencen e nje veterani, merr perdore mesfushen e Interit dhe shenon golin e barazimit me ftohtesine e nje sulmuesi te rrahur nga karriera.

STEFAN DE VRIJ – Nje paraqitje e shkelqyer e tij ne te cilen e anullon totalisht Kane. Mbrojtesi eshte qe tani me forme kampionati.

ANTONIO CANDREA – Nder notat pozitive nuk mund te mos permendet Antonio qe me 3-5-2 e Contes po i ben shume mire te dyja fazat e lojes dhe me disa diagonale ne mbrojtje qe ja vlejne nje duartrokitje.

LOJTARET FLOP:

IVAN PERISIC – Ishte shume prapa qe ne ndeshjet e para te Contes por e sigurt qe as ndeshja e sotme e tij nuk i ka pelqyer aspak teknikut. Luan shume pasakte, nuk e gjen kurre pozicionin e tij ne fushe.

MILAN SKRINIAR – Sot ka luajtur me kemben ne frena dhe kjo gje u pa edhe qe pas dy minutash loje ku Lucas Moura e kalon dhe shenon. Te tjera gabime gjate lojes kane ndodhur prej tij. Duhet te gjeje formen e mire.

MATTEO POLITANO – Futja ne fushe ishte shume e dobet. Mer karton dhe pothuajse i jep humbjen Interit duke i dhuruar nje top te arte per kundersulm Spurs. Por duhet thene qe sapo eshte rikthyer nga nje demtim. Te pakten penalltine e shenoi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.