Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

351 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tra Calcio e Mercato- Ranocchia ne fije te perit. Dhe nje prapaskene verore per Pereiran…

Tra Calcio e Mercato- Ranocchia ne fije te perit. Dhe nje prapaskene verore per Pereiran…
Donald Elmazi

Janari po behet me i gjalle dhe keshtu edhe merkato e Interit, qe nuk ka nisur akoma, por fillon te levize dicka per pikat kyce. Ai qe mendon per skuadren doreleshuar do te ngelet i zhgenjyer. Thohir ishte i qarte, do te blihet vetem pasi te shitet. Le te jene operacione te lira apo te rendesishme. Keshtu per nje ide Hernanes(kontakte per lojtarin me Lazion ka patur) duhet ti korrespondoje nje shitje te Guarin, qe nuk po konkretizohet edhe per arsye te kerkesave te paketa te lojtarit. Drejtuesit kane kuptuar mesazhin e manjatit dhe po mundohen te pakesojne skuadren ne menyre qe te kenaqin Mazzarrin.

Dhe nese Guaro eshte me prane qendrimit, ai qe mund te largohet(me shpresen per te perfituar kapital dhe te shfrytezohet per blerje te rendesishme) eshte Ranocchia. Ka patur kontakte me Borussia Dortmund(deshperimisht ne kerkim per nje mbrojtes qendre). Klubi gjerman nuk mund te beje dhurata dhe mund te ofroje rreth 9 milion per mbrojtesin, pak per Interin, qe ndoshta kerkon shume per nje lojtar qe e ka kontraten ne skadence ne qershorin e 2015. Ne vere shume pergatiten per goditjen e duhur. Conte e kerkon me shume deshire mbrojtesin dhe pret nje hap falls te zikalterve per te perfituar. Galatasaray ishte i interesuar, por Ranocchia nuk ishte shume i bindur per klubin turk, ideja vdiq sapo lindi(gjithsesi ishte nje kerkese e larte nga ana e Interit).


Levizjet e vogla shohin Wallace drejt nje rikthimi ne Londer, Belfodil eshte afer largimit, me West Hamin me larg, Sassuolo gjithmone e me shume shpresues(sot ds Bonato per FcInterNews ka thene qe nuk ka patur hapa konkrete) dhe Qpr akoma ne gare.

Me dy anesoret ne dalje mund te flitet per blerje, sepse eshte krijuar hapesira dhe nevoja i nje lojtari te repartit, keshtu D’Ambrosio i afrohet me shume Milanos. Lojtari ka zgjedhur Interin dhe Mazzarri, Torino dhe zikalterit nuk bien dakord per Botten(rriten kuotat qe te qendroje deri ne fund te sezonit). Dhe atehere mendohet per Olsen, qe ka thene jo, dhe nuk eshte hera e pare qe danezi kundershton nje shitje. Duket se mund te gjehet nje akord, ndoshte e minutes se fundit, per te miren e te gjitheve. Benassi dhe Duncan jane emrat e mundshem, tratativa eshte ne evolucion konstant…

Keshtu shitjet i hapin rruge merkatos se Interit, edhe pse me profil te ulet, larg zjarrit, por eshte gjithsesi merkato. Goditja e madhe ndoshta do ndodhe ne qershor, nderkohe Interi vazhdon me shitjet dhe Mazzarri pret, ndoshta tani pak me me shume shprese.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.