Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,277 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tra Calcio e Mercato- Thohir midis mbylljes dhe janarit. Kujdes te riun Dimas…

Tra Calcio e Mercato- Thohir midis mbylljes dhe janarit. Kujdes te riun Dimas…
Donald Elmazi

Te flasesh per merkaton para nje ndeshje kampionati eshte e veshtire. Interi eshte gati, nga 2008 nuk fiton ne Bergamo. As Jose Mourinho ne dy vjecarin e tij nuk ia doli dot. Atalanta eshte mire, edhe me Sampdorian e demonstroi duke humbur dhe raste. Por kur flet Erick Thohir e gjithe bota zikalter eshte ne pritje. Nga Indonezia, manjati ka shprehur mendimin e tij edhe ne lidhje me merkaton. Janari po afron, eshte nevoja per planifikime…

MIDIS MBYLLJES DHE MERKATOS…- Duke perifrazuar emrin e rubrikes, Thohir eshte gati per te mbyllur valixhen. Kater here do te vije ne Itali. E para, si aksioner mazhorance do te jete ne javen e pare te nentorit. Kunder Livornos me shume probabilitet i ulur krah Morattit. Pastaj, midis 12 dhe 15 do mbyllet perfundimisht tratativa per hyrjen e aksionereve te rinj ne shoqeri. Megjithate perpos firmave do te flitet dhe per merkaton. Do te takohet edhe me Walter Mazzarrin. Me telefon tashme jan degjuar. Komplimente te rendesishme, edhe per menyren se si luajti skuadra ne Torino.

JO PIRLOS, JA PLANI- Pirlo i pelqen Thohir-it. Por kujt nuk i pelqen Pirlo? Cdo gje qe pelqehet ama nuk mund te arrihet. Dhe keshtu as mesfushori bardhezi nuk futet ne liste. Sigurisht ne janar nuk mund te behen investime te rendesishme, skuadra do te perforcohet vetem ne rolet qe ka me shume nevoje pa shume shpenzim ekonomik. Ata do te vijne ne vere. Gjithmone me kriter. Do te shihen te rinjte dhe lojtare tashme te maturuar, por karta e identitetit do te jete fondamentale…

SYTE NE INDONEZI, DREJT TALENTIT DIMAS- Shume veta, sidomos ne Indonezi shpresojne qe ardhja e Thohir tek Inter mund te jete edhe nje mundesi per sponsorizimin e futbollit oriental. Dhe vendas. Nga talentet me ne ze, qe edhe Thohir e njeh, eshte kapiteni i U-19 indoneziane Evan Dimas. Keto dite nuk ka qene mire, mbi te gjtiha per motive fizike, por Dimas eshte me te vertete nje talent per tu kultivuar. Dhe Interi mund ta marre shume lehte ate. I ndjekur nga Guardiola si tek Barcelona ashtu edhe tek Bayern, talenti i ri i pelqen te levize ne te gjithe pjesen e mesfushes se avancuar. Do te degjojme per te…

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.