Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,079 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

TRA CALCIO E MERCATO – Yuto fleksibel. Guarin, largon dyshimet ne merkato! Cordoba kerkon nje kolumbian.

TRA CALCIO E MERCATO – Yuto fleksibel. Guarin, largon dyshimet ne merkato! Cordoba kerkon nje kolumbian.
Ardis
  • On 02/10/2013, 16:19

Kater pike. Kater pjese. Nuk eshte shume, eshte thjesht distanca qe na ndan nga Roma ne krye te klasifikimit. Roma, qe te shtunen ne mbremje do te vije ne San Siro. Nje fillim sezoni i rendesishem dhe mbase i papritur per te dyja skuadrat, qe nqse vazhdojne keshtu sigurisht qe do luftojne deri ne fund per titullin. Ne ndeshjen e fundit ka marre shume sinjale pozitive Walter Mazzarri, i cili ka gjeti nje grup te rendesishem dhe vuri ne dukje rritjen e ekipit edhe te atyre qe sapo kane rilindur.

YUTO FLEKSIBEL – Nje nga notat me pozitive per Mazzarrin tregohet edhe nga Yuto Nagatomo. Nga e majta ne te djathte, ne modulin TurnOver japonezi sakrifikohet dhe ben gjera te jashtezakonshme. I le vendin Pereiras ne krahun qe deri ne ate moment ishte krahu i tij, spostohet ne krahun tjeter te fushes per ti dhene mundesine Jonathan te pushoje. Mbase, kjo eshte nje pike kyce e Interit per ate qe do te vije. Mungesa e nje alternative per brazilianin. Eshte Wallace, eshte e vertete, por lojtari i huazuar nga Chelsea duket se akoma nuk eshte futur ne skemat qe Mazzarri ka ne mendje. Dhe ja ku vjen shpetimi prej Yuto fleksibel, qe ben nje performance prej Champions League, duke kerkuar me shume se nje here porten dhe duke i sherbyer ne asist te argjendte te sapo grumbulluarit ne kombetaren argjentinase Mauro Icardi.

GUARIN LARGON DYSHIMET NE MERKATO – Nderkohe, ndersa giugno e merr «per dore Interin» ne mes te fushes vihet re edhe Fredy Guarin qe te gjithe e njohim. David Moyes e pelqen shume. E ka provuar edhe me De Rossin trajneri i Manchester United. Nuk behet asgje, as per romanistin dhe as per Guarin. Dhe atehere fishkellimat ne San Siro gjate ndeshjes kunder Fiorentines, mea culpa ne minuten e 90 dhe kunder Cagliarit largon dyshimet e merkatos. Per me teper, kolonia kolumbiane mund te zgjerohet…

CORDOBA KERKON NJE KOLUMBIAN…Guarin largon dyshimet. Dhe provon te afroje nje kolumbian. Qe kunder Interit ka bere shume mire. Flitet per Victor Ibarbo, futbollist i Cagliarit qe e ka vene veshtiresi skuadren zikalter. Kembet e tij te gjata dhe shpejtesia e tij mund ta cojne tek Interi ashtu si sulmues i pare (prima punta) gjithashtu edhe suportues i sulmuesit te pare (tipi Alvarez). Cordoba e njeh mire, ka pasur nje pour parler me dirigjentet e Cagliarit. Eshte shqyrtuar mundesia per ta marre vitin tjeter Ibarbon. Asnje tratative per momentin, vetem kontakte normale sic behen per nje lojtar qe ndiqet prej kohesh. Kostoja e operacionit nuk do te kete probleme ekonomike. Gjithsesi takimi ngelet per ne qershor.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.