Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

760 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tra Calcio e Mercato- Zouma, kujdes nga Mou. Po Criscitos. Mudingayi ne shitje…

Tra Calcio e Mercato- Zouma, kujdes nga Mou. Po Criscitos. Mudingayi ne shitje…
Donald Elmazi

Krishtlindjet po afrohen, Walter Mazzarri pret te hape dhuraten e tij. Ndoshta do ta zgjedhe vete, per ta hapur ne janar. Thohir do te vije ne Itali dhe do te flase me Brancen dhe Ausilion. Direktivat e dhena ishin te vleresonin profilet e studiuar, tani Thohir do doje te kuptoje kush do jete zgjidhja me e mire per tu bere.

Zouma, kujdes nga Mou…- Lufte treshe per Zouma. Mbrojtesi i forte i pelqen shume Interit, por eshte ne lufte se bashku me Napolin dhe Chelsean. Jose Mourinho po vlereson profilin e ketij lojtari dhe terheqja ndaj Premier Leagues mund ta favorizoje. Nje operacion gjithsesi per te ardhmen, por Mazzarri e nje Zouman dhe e ka studiuar qe ne kohet e Napolit. Keshtu si edhe Bigon. Sfide ne fushe, sfide ne mercato…

Po Criscitos…- Zouma po studiohet per ne qershor, Criscito po studiohet per ne janar. Mbrojtesi i krahut te Zenitit ka marre praktikisht vendimin e tij: do te kthehet ne Itali. Milan? Jo, per momentin Interi eshte ne avantazh. Por nuk eshte krijuar asnje tratative me klubin rus, qe gjithsesi kerkon 8 milione per ta lene te lire anesorin. Criscito do te kthehej me gjithe qejf ne Itali sepse ka edhe nje boteror per te luajtur dhe nje vend per te zene. Gjithsesi me Mazzarrin raporti ka qene pozitiv, ka nje simpati reciproke nga te dy. Mungon sulmi deciziv…

Mudi ne shitje…- Para se te bleshe duhet te shesesh. Thohir ishte i qarte. Largohet Pereira, Kuzmanovic. Por dhe Gaby Mudingayi. Mesfushori belg i pelqen Catanias, me deshiren per tu ngritur. Lojtari i pelqen dhe Cagliarit te Cellinos dhe ku i dihet nese nuk perdoret per shkembim ne menyre qe te arrihet te Nainggolan. Juventus tani eshte ne avantazh, por nuk perjashtohet qe me kete levizje mund te hedhim poshte konkurencen. Mudingayi duke u larguar do gjente hapesiren e duhur per te fluturuar, ku i dihet ndoshta dhe ne Brazil per Boteror.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.