Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

715 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tranjeri i Belgjikes zbulon gjithcka: “Cfare clirimi transferimi tek Inter. E dini cfare me tha para disa muajsh?”

Tranjeri i Belgjikes zbulon gjithcka: “Cfare clirimi transferimi tek Inter. E dini cfare me tha para disa muajsh?”
Inter Club Staff

Roberto Martinez, tranjeri i Belgjikes ka dhene nje interviste per La Gazzetta dello Sport dhe ka folur keshtu per Lukakun dhe Interin.

Keto kane qene fjalet e tij:

Tranjer Martinez, si e shikon Serie A dhe skuadrat milaneze?

“Per mua jane 14 jave ne total per te arritur ne top forme ne Katar. E rendesishme eshte qe lojtaret belg ne Milano te jene gati per ne Boteror.”

“Pozicioni i Origi dhe De Katalaere eshte i ndryshem nga i Lukaku: ata jane ne nje klub te ri, Rom jo. Kjo eshte e rendesishme”.

A je i surprizuar nga ky rikthim i tij?

“Aspak. Une e njoh Romelun prej shume vitesh dhe nuk jam absolutisht i surprizuar. Ma kishte thene me kohe qe do e arrinte kete gje”.

“Ishte deshira e tij, gjeja qe donte me shume. I ka dhene shume Interit dhe ka krijuar nje lidhje te bukur. Tani eshte ne kerkim te asaj lidhje perseri”.

Si e shikon ne krahasim me heren e pare?

“Me shume se nje projekt sportiv, Rom eshte rikthyer te nje ndjenje. Le te nisim kete diskutim qe ketu. Ka kerkuar emocione perseri qe nuk varen nga fitoret direkt”.

“Flasim vetem per zemer e jo per futboll. Pastaj une e shoh super te perqendruar ne ate qe deshiron, ne vullnetin e tij”.

A do te mundet Rom te jape maksimumin me nje si Inzaghi qe nuk eshte Conte?

“Romelu eshte nje sulmues modern dhe total. Ai adaptohet shpejt me shume sisteme dhe me tranjeret. Do te beje shume mire. Nuk kam fare dyshime per impaktin qe do te kete ne Serie A”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.