Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

246 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tranjeri i Fiorentines kujton i habitur: “Asnje skuader ne Serie A nuk me eshte dukur si Interi per…”

Tranjeri i Fiorentines kujton i habitur: “Asnje skuader ne Serie A nuk me eshte dukur si Interi per…”
Inter Club Staff

I intervistuar per Corriere dello Sport, Vincenzo Italiano ka provuar qe te mbroje ekuilibrin e skuadres se tij pas fjales se Commissos per Vlahovic.

Te duhet nje kampionat me i ekuilibruar nga te kaluarit?

“Ne kete moment eshte. Shoh shume skuadra qe luajne ne sulm dhe jane gati te rrezikojne dicka prapa, ndeshje te hapura, rezultate ne dyshim, pothuajse asnje ndeshje nuk eshte e sigurt.”

Por skuadrat e forta nuk mungojne. Napoli ka pike te plota, Milani qe luan mire, Interi qe eshte i veshtire te perballesh…

“Nuk bejne asgje tjeter vec konfirmojne kualitetet qe kane. Inter, Roma, te gjitha ato siper nesh kane nje potencial te madh qe e trashigojne qe nga viti i kaluar.”

“Milani ben nje futboll te bukur. Por ne fund besoj se Skudeto nuk do te dale jashte vendeve te para. Jam i bindur per kete.”

Deri me tani ti je perballur me kater prej tyre: Atalanten ku ke fituar dhe me pas tre humbje me Inter, Romen dhe Napolin.

“Interi me ka mahnitur vertete: fizik, talent, lojtare qe te shtypin nese te gjejne ne nje moment te dobet, konkretizim.”

“Eshte nje autostime qe vjen direkt nga fitimi i Skudetos ky. Nuk eshte dicka qe blihet. Por edhe Napoli nuk ben shaka. Luan bukur dhe Osimhen eshte kthyer ne nje faktor.”

“Asnje skuader ne Serie A nuk me eshte dukur si Interi per sa i perket vetebesimit per te arritur te rezultati i deshiruar deri me tani.”

Vlahovic dhe kontrata e tij?

“Ai ka edhe dy vite kontrate me Fiorentinen. Eshte nje profesionist i vertete. Do te jape gjithcka per Fiorentinen. Mendoj se do te na jape nje dore te mire ne kete Serie A.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.