Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

600 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Tranjeri i Kroacise, Dalic: “Ja pse e zevendesova Vrsaljkon. Por me sa duket ai nuk…”

E FUNDIT – Tranjeri i Kroacise, Dalic: “Ja pse e zevendesova Vrsaljkon. Por me sa duket ai nuk…”
Ardis
  • On 18/11/2018, 20:42

Pavaresisht zbritjes ne Lega B ne Nations League, per Kroaci-ne lajmi i keq qe vjen nga ndeshja ne Wembley kunder Angli-se, eshte problemi fizik qe ka detyruar Sime Vrsaljko te lere fushen mbas 26 minutash.

Zlatko Dalic, trajneri i Vatreni-t, ka shpjeguar se cfare ka ndodhur:

“Ka ndjere nje dhimbje ne kembe, por nuk duket se eshte dicka e rende.”

“Shpresoj qe te jete dicka kalimtare dhe qe nuk eshte asgje e rrezikshme per te, por nuk duhet te qendroje per shume kohe jashte fushave. Ka nevoje per pushim, ka treguar shenja lodhjeje”, ka shpjeguar ne Dnevnik Nove TV.

Duke komentuar rezultatin e ndeshjes, Dalic nuk eshte treguar aspak dramatik, perkundrazi i komplimenton te tijet per vitin 2018 qe do te ngelet pergjithmone ne historine e futbollit ne Kroaci:

“Komplimente ndaj lojtareve te mi. Kjo ishte nje ndeshje luftarake dhe burrerore.”

“Kemi mbyllur nje vit te jashtezakonshem per futbollin kroat. Kemi bere gjera te medha dhe kemi hedhur bazat per te ardhmen, persa i perket lojtareve”.

“Ka qene sigurisht nje vit i mire. Duhet vetem te jemi krenare, kam pare edhe nje raport te mire me tifozet qe me ben te mendoj per nje stadium i tejmbushur kur te zhvillohet ndeshja e rradhes.”

“Jemi nje komb shume i vogel dhe nuk kemi infrakstruktura te medha, por jemi skuadra e dyte me e mire ne bote, lojtaret tani duhet te jene shume krenar per kete”, ka perfunduar intervisten ne mikrofonat e UEFA-s.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.