Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

418 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tranjeri i Spezias nuk permbahet: “Keta le te luajne ne Super League ndersa ne i treguam se po tentojme super…”

Tranjeri i Spezias nuk permbahet: “Keta le te luajne ne Super League ndersa ne i treguam se po tentojme super…”
Inter Club Staff

Tekniku i Spezias, Vincenzo Italiano, diten e djeshme ka komentuar ndeshjen per mikrofonat e Sky Sport.

“Te ndalosh Interin nuk eshte e thjeshte. Eshte nje arritje e madhe. I bej komplimentat me te medhenj djemve te mi.”

“Kemi bere nje pjese te pare shume te mire, ja kemi dale te mbajme topin ne menyren e duhur. Nese futemi me kete shpirt ne fushe mund te evitojme ndeshje si ajo me Bolognen.”

Ju e keni nxjere Interin jashte perdorimi ne mesfushe.

“Ne pjesen e dyte ja kemi dale me pak sepse ata kane nje force te jashtezakonshme. Kane aq shume zgjidhje ne mesfushe sa ne vetem mundem ti limitonim, nuk i nxorem nga perdorimi.”

Si eshte Lukaku nga afer?

“E pashe para ndeshjes ne stervitje dhe u impresionova. U ktheva edhe njehere ne dhomat e zhveshjes sepse nuk doja ti tregoja fytyren time skuaders…”

“Ai duket nje force e natyres. Nje nder me te fortet ne bote eshte.”

Te luash kunder nje skuadre te Superliges a ju dha ndonje ndjesi te vecante?

“I thashe djemve se duhet te arrinim nje super shpetim ne Serie A kete vit. Keta le te luajne ne Super Lige ndersa ne i treguam se po tentojme super qendrim ne A.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.