Transfermarkt i habit te gjithe: “Inter nuk eshte me skuadra me e shtrenjte ne Serie A. Ata jane parakaluar nga…”
Me sa duket, Interi nuk eshte me skuadra me e shtrenjte ne Serie A ashtu si ne sezonin e kaluar kur skuadra zikalter ishte ne krye.
Kete ka treguar diten e sotme Transfermarkt e cila ka publikuar me fillimin e Vitit te Ri 2022 edhe vlerat e reja te azhornuara te skuadrave ne Serie A.
Me sa duket, Interi ka humbur vetem nje milione euro vlere nga 21 tetori i kaluar, date kur ishte bere perllogaritja e fundit.
Por eshte e frikshme shifra qe ka humbur Juventusi ne vetem 2 muaj e pak: plot 74 milione euro vlere totale.
Gjithesesi, kjo nuk ka ndryshuar klasifikimin: Juventusi ka parakaluar Interin qe ne veren e kaluar me largimin e Hakimit dhe Lukakut dhe ndodhet ende ne vendin e pare.
Skuadra e Allegrit ka nje vlere totale prej 529 milione eurosh. Nderkohe, Inter tashme ndodhet vetem kater milione euro larg me 525 milione euro vlere.
Vendi i trete shkon per Napolin qe ka nje vlere prej 503 milione eurosh, ndersa ne vend te katert eshte Milani me nje vlere prej 474 milione eurosh.
Ne 10 vendet e para, Fiorentina eshte skuadra qe ka pare ti rritet me shume vlera e skuadres se saj: +14 milione euro per ta.