Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

495 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Transfermarkt publikon klasifikimin: “Tre lojtare te Interit ne TOP 11 me te shtrenjte ne Serie A.”

Transfermarkt publikon klasifikimin: “Tre lojtare te Interit ne TOP 11 me te shtrenjte ne Serie A.”
Inter Club Staff

Diten e sotme, sajti i specializuar i vlerave te futbollistave ne bote, Transfermarkt, ka ndertuar nje TOP 11 me lojtaret me te shtrenjte ne Serie A.

Ky eshte nje formacion qe Transfermarkt e publikon sa here ata bejne ‘update’ vlerat e kartonave te lojtareve.

Keshtu, ne kete formacion te vecante bejne pjese edhe tre lojtare te Interit qe ne rolet e tyre jane nder me te shtrenjtet ne kampionat.

Por le ti marrim te gjithe me radhe. Sipas Transfermarkt, portieri me i shtrenjte i kampionatit eshte Maignan, francezi i Milanit.

Nderkohe, ne krahun e djathte te mbrojtjes eshte Di Lorenzo, me nje vlere prej 25 milione eurosh. Ne te majte eshte Theo Hernandez i Milanit, me nje vlere prej 48 milione eurosh.

Ne qender eshte Milan Skriniar, me nje vlere prej 65 milione euro dhe bashke me te ndodhet De Ligt, me nje vlere identike me te.

Ne qender te mesfushes ndodhet Nicolo Barella dhe Milinkovic-Savic i Lazios, te dy me nje vlere ne merkato prej 70 milione euro.

70 milione euro kushton edhe Federico Chiesa qe eshte titullari ne krahun e djathte ndersa ne te majte eshte Lozano me nje vlere prej 40 milione euro.

Nderkohe ne sulm eshte Lautaro Martinez dhe Dusan Vlahovic. Lojtari i Interit eshte lojtarim e i shtrenjte ne Serie A me nje vlere 80 milione euro ndersa Vlahovic 70 milione euro.

Bie ne sy edhe fakti se nese Romelu Lukaku dhe Achraf Hakimi nuk do te ishin larguar, ata do te ishin gjithashtu titullare ne kete formacion. Dicka e tille tregon se si Interi ka humbur dy lojtare shume te rendesishem dhe prape ndodhet aty ku eshte fale forces se madhe te grupi qe shkon pertej vlerave individuale.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.