Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 20, 2019

Scroll to top

Top

233 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Trapattoni: “Icardi mund te jete njeriu i derby-t”.

Trapattoni: “Icardi mund te jete njeriu i derby-t”.
Ardis
  • On 21/10/2018, 15:17

Ish trajneri zikalter dhe ish futbollisti kuqezi ka folur per ndeshjen e qytetit qe do te luhet ne mbremje.

Giovanni Trapattoni, eshte nje person qe e di se cfare do te thote Derby i Milanos: futbollist dhe trajner i Milan-it, trajner i Inter-it, nje total prej 33 ndeshje te qytetit. I intervistuar nga revista javore e Gazzetta dello Sport, Fuorigioco, Trapattoni ka folur per ndeshjen e madhe te derbyt.

Trapattoni, ju keni perjetuar 33 derby ne karrieren tuaj si lojtar dhe trajner, 12 te fituara dhe 10 te humbura: kush eshte ndeshja me e mire?
“Jam me dakord me Spalletti-n kur i thote Nainggolan se te dyja ndeshjet kunder Milan-it vlejne nje kampionat me vehte. Kjo per shkak te peshes qe ka historia te bashkuar ne nje klime me tensione dhe pritshmeri, qe ndan ne nje dite nje qytet si Milano”.

Ju jep me shume bezdisje te humbisni nje derby apo me shume kenaqesi kur e fitoni?
“Eshte me e rende ta humbasesh. Te humbasesh nje ndeshje eshte e bezdisshme, por pesha e bezdisjes shumefishohet sepse humbet kunder rivalit te vjeter , tashme prej nje shekulli, vendin e pare ne ndeshjet e qytetit”.

Kush eshte derby qe e kujtoni me deshire?
“Do ju them dy, nje si lojtar dhe nje si trajner. E para me 24 shkurt 1963, mbaron 1-1. Mazzola realizon gol mbas vetem 13 sekondash, me pas Rocco me vendos qe ta markoj me afer dhe te beja detyren time. Ai vit ishte viti me i mire ne karrieren time si futbollist: ne maj luaja kunder Pele ne kombetare dhe Eusobio-n ne Kupen e Kampione, fituam duke mposhtur 2-1 Benfike-n”.

Dhe e dyta?
“Ndeshja e 11 dhjetorit 1988, si trajner i Inter-it: 1-0 me gol te Serena-s ne sezonin e skudetos se rekordeve”.

Te shkojme mbrapa ne kohe: 28 mars 1965, Inter mposht Milanin nen rezultatin 5-2. Ka qene humbja me e dhimbshme?
“Po, sebashku me ndeshjen e para dy viteve qe perfundoi 4-0”.

Sachi mposht Trapattonin 4-3 ne derby-n e pankinave: sa ndikonin trajneret ne ate kohe? Me pak apo me shume se tani?
“Sacchi me Milan-in ka kontribuar shume ne zhvillimin e futbollit, jo vetem italian, por edhe ne futbollin europian dhe boteror. Ne ditet e sotshme te gjitha strategjite tashme njihen, cka do te thote se rezultatet varen me shume nga kualitetet dhe performancat e futbollisteve”.

Njeriu i derbyt per ju ishte Serena: jo vetem ne sezonin 1988-1989, por edhe ne ate pasaardhes. Per Spallettin mund te jete Icardi njeriu i derbyt?
“Eshte me i predispozuari per te qene, jo vetem prej zgjuarsise objektive se tij, por mbi te gjitha per nuhatjen e golit. Sepse, ne fund, ne futboll eshte gjithmone goli ai qe ben diferencen”.

Nderkohe, Gattuso me cfare kualitetesh mund ta fitoje?
“Me eksperience dhe grinte. Duhet te jete i zoti qe ti transmetoje lojtareve shpirtin e derbyt qe ka luajtur gjate karrieres se tij”.

Ne kohen tuaj derby i Milanos luhej nga dy skuadra pothuajse gjithmone protagoniste. Ndersa ne vitet e fundit ka qene nje derby me i “varfer”. Si ka mundesi?
“Sepse jane permisuar skuadra si Napoli, Roma, Lazio, dhe ka pasur nje dominim te gjate nga Juventus. Por sot Inter-i dhe Milan-i me duken se jane kthyer ne nivele te larta, keshtu qe derby sonte eshte midis dy skuadrave protagoniste”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.