Trapattoni: “Juve, te perballet me Interin pas ndeshjes me Bajernin eshte nje avantazh. Mancini me pelqen, Icardi si Paolo Rossi”.
“Per Juventusin do te jete nje avantazh perballja me Interin direkt pas ndeshjes me Bajern, keshtu ata jane me te karikuar”. Ky eshte mendimi i Giovanni Trapattoni per mikrofonat e Tuttosport.
Trapp flet dhe per dy trajneret: “Te Allegri, gjithmone praktik dhe optimiste e gjej shume pak veten, Mancini me pelqen shume: renia e Interit ne muajt e pare te 2016 eshte fiziologjike. Shkurti dhe Marsi jane muajt kur Trajneret kontaktohen nga skuadrat e tjera, gjithmone ka funksionuar keshtu dhe jam i sigurt se dhe Allegri e Mancini kane mare oferta kete perjudhe. Roberton e shikoj akoma ne Milano, ndersa Allegrin si nje mik e keshilloj: Mos u largo nga nje pyll ku je i sigurt ne nje pyll te ri sepse ne pyjet e tjere mund te kete shume ujqer”.
Nuk mund te mungonte nje koment dhe per Kopertinat e ketij Derbi: Paolo Dybala dhe Mauro Icardi: “Dybala me kujton Sivorin, ndersa Icardi, Paolo Rossin. Di qe Interi e kerkoj me ngulm Dybalen por nuk mundi ta merte, nese do ta mernin Interi do te ishte ne nje tjeter kualitet loje. Lojtaret e medhenje e zgjojn skuadren gjithmon: Platini ndryshoj komplet skuadren time. Flasim per lojtare qe ndryshojne ekuilibrat e skuadres”