Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

557 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Interi eshte gati te beje nje gabim te tmerrshem ne merkato: nese ndodh, do te flasim ketu per muaj me radhe.”

“Interi eshte gati te beje nje gabim te tmerrshem ne merkato: nese ndodh, do te flasim ketu per muaj me radhe.”
Inter Club Staff

I pyetur per mikrofonat e Sky Sport, gazetari i njohur Riccardo Travisani ka folur keshtu per rikthimin e Serie A dhe eshte ndalur tek Interi.

“Interi sipas meje nuk e ka gjithe kete entuziazem per te rinisur kampionatin edhe sepse nuk e dime nese do te perfundoje dot ky kampionat apo jo.”

“Ka nje pikepyetje te madhe per kete. Nje nga hipotezat qe eshte gati ne rast ndalese eshte playoff, prandaj duhen mbajtur fort pozicionet ne klasifikim.”

“Por ne kete moment, gara per kampionatin eshte me shume nje gare ndermjet dy skuadrave se tre skuadrave. Kjo sepse Juventus-Inter ndikoi tek Juventusi por per keq edhe tek Interi.”

LAUTARO DHE ICARDI – “Icardi dhe Lautaro nuk kane luajtur shume mire bashke. Nese njeri mendon me shume per veten, nje dyshe nuk funksionon.”

“Lukaku dhe Lautaro jane nje dyshe e bukur, por e veshtire qe te gjitha skuadrat ta nisin super pas nje ndalese te tille.”

CAVANI TE INTERI – “Nese do te largohet Lautaro dhe vjen Cavani, ne do te diskutojme ketu per 4 muaj. Per mua, ky eshte nje gabim i tmerrshem ne merkato.”

“Interi do te merrte keshtu nje 33 vjecar ne vendin e nje te riu shume te forte. Cavani ne shtepi dhe Interi me 168 milione euro ne banke (Icardi dhe Lautaro) me pas, eshte nje tjeter diskutim.

JUVENTUSI KERKON NJE SULMUES – “Juventusi ka nevoje per nje sulmues te vertete qe luan me topin, jo nje Icardi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.