Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

849 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tronchetti: “Champions, merite e madhe e Spallettit. Ke do bleje Inter? Nuk jua them, kaos pastaj…”

Tronchetti: “Champions, merite e madhe e Spallettit. Ke do bleje Inter? Nuk jua them, kaos pastaj…”
Inter Club Staff

I ndalur per mikrofonat e Gazzetta.it perpara GP te Monaco, administratori delegat i Pirellit, Marco Tronchetti Provera flet per Interin. 

Ai eshte nje tifoz i vjeter i zikalterve dhe pikerisht ky fakt ka bere qe Pirelli te jete nje nga sponsorat kryesore te Interit 20 vitet e fundit.

Ja fjalet e tij per Gazzetten:

Sa i rendesishem eshte rikthimi i Interit ne Champions?

“Shume, sepse do te thote se ka 40 milione euro me shume dhe mundesi per te investuar per te mbajtur lojtaret me te mire por edhe per te permiresuar skuadren me blerje.”

“Puna e Spallettit, a ju ka bindur?

“Nese jemi rikthyer ne Europen qe vlen pas gjashte vitesh eshte merite edhe e tranjeri. Per ne pati nje periudhe te zeze ne dimer, por me shpirtin e duhur arritem te mernim ate qe po kerkonim.

Si e gjykoni organikun aktual?

“Mbrojtja eshte solide. Futja ne mekanizmat e skuadres se Rafinha dhe Cancelo na dha me shume kualitet dhe paparishikueshmeri ne loje. Disa lojtare bejne diferencen, per ta kuptuar shikoni Bale ne finalen Real-Madrid dhe Liverpool. Ne rastin tone kur luan mire Brozovic, Perisic dhe Icardi ndryshon cdo gje per Interin.”

Icardi do te qendroje tek Interi?

Related image

“Do te doja shume te ndodhte keshtu edhe pse kam bindje se qendron. Eshte kapiteni yne.”

Nje lojtar qe do e donit tek Interi?

“Nuk ju them asnje emer. Nese jua them behet kaos ne media. E rendesishme eshte qe te realizohet ajo qe po mendoj une…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.