Tronchetti Provera: “Duhet kerkuar Skudeto, Nainggolan si Sneijder. Shpresoj per nje goditje nga Suning”
Numri nje i Pirelli Marco Tronchetti Provera eshte shprehur mjaft i lumtur per ardhjen e Radja Nainggolan tek Inter: “Trekuartisti i madh do e ndihmoj shume Mauro Icardin, Nainggolan ka kualitet te jashtezakonshem, sebashku mund te bejne si Wesly Sneijder me Diego Militon ne vitin e Tripletes”.
Cili mund te jete objektivi i ketij sezoni? Mund te flasim per skudeton, duhet te flasim. Ne champions duhet te luajme per te arritur ne finale”.
Ardhja e Ronaldos tek Juventus i ben shume mire kampionatit italian. Duhet te vijne kampiona, drejtuesit bardhezinj ja arriten, komplimente.
A duhet Inter ti kunderpergjigjet? Te gjithe duan te kene kampiona. Uroj qe Suning te bej nje goditje. Dikush permend emrin e Messit, si mund ti thuash jo Messit?
Napoli eshte forcuar me nje trajner te madh si Carlo Ancelotti. Uroj te ngrihet edhe Milan.