
TS – Ankthi Shaqiri, rrezikon për Wolfsburgun. Për Dodon…
Frikë në shtëpinë e Interit pas lëndimit që i ndodhi dje gjatë ndeshjes Inter – Cesena Xherdan Shaqirit. Mesfushori ofansiv zviceran ka ndjerë dhimbje në kofshën e tij të majtë dhe menjëherë ka kërkuar zëvendësimin. Ashtu sic shkruan Tuttosport, lojtari rrezikon që ta humb ndeshjen e kthimit të një të tetës së finales së Europa League kundër Wolfsburgut, edhe pse ish-lojtari i Bayernit u largua nga fusha duke vrapuar dhe jo duke caluar i bën zikaltërit të shpresojnë. “Duke qëndruar i ulur në stol, Shaqiri ka marrë përkujdesje nga mjeku shoqëror Daniele Casalini që ka gjetur një tërheqje muskulare në fleksorët të kofshës së majtë. Lojtari sot ose nesër do t’i kryej testet mjekësorë për cdo rast, por ka shpresë që i është ndaluar me kohë. Për t’u vlerësuar edhe Dodo, doli nga loja në minutën e 17′ të pjesës së dytë për një problem në gjurin e majtë, ai problem i cili po e përcjell që nga 2011 kur kishte këputur ligamentet në Brazil”, thuhet në të përditshem italiane.